20 CEO-t më të mirë në fushën e teknologjisë për vitin 2018

21/12/2018 3:56 PM 0 komente

Faqja web Comparably ka bërë klasifikimin e CEO-ve me suksesin më të madh në botë. Pjesa më e madhe e tyre punon për një kompani teknologjike.

Satya Nadella, Microsoft

Pavarësisht se ishte një vit i mbushur me skandale për botën e teknologjisë, kompanitë e sektorit kanë vijuar të shënojnë suksese. Faqja Comparably ka hartuar klasifikimin e CEO-ve më të mirë në botë dhe, edhe në 2018-n, renditja dominohet nga drejtuesit e kompanive teknologjike. Top 20, e cila dominohet nga këta të fundit, ka në krye të saj Satya Nadella, i cili që prej vitit 2014 është CEO i Microsoft.

 

Sundar Pichai, Google

Në vend të dytë, CEO i Google, Sundar Pichai. Ai është nën drejtimin e kompanisë me seli në Mountain View që prej 2 tetorit 2015.

 

Brad Smith, Intuit

Në vend të 3-të Brad Smith, CEO i Intuit, shumëkombëshe amerikane që merret me zhvillimin e software për menaxhimin e biznesit. Smith është në drejtimin e kompanisë me seli në Palo Alto që prej vitit 2008.

 

Brian Halligan, HubSpot

Vendi i 4-t për Brian Halligan, administrator i deleguar i HubSpot, platformë software all-in-one për menaxhimin e inbound marketing. CEO është në krye të HubSport që prej vitit 2006. Kompania e ka selinë qendrore në Cambridge, Massachusetts.

 

Jeff Bezos, Amazon

Nuk ka nevojë për prezantim Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë dhe CEO i Amazon. Bezos është në krye të kompanisë së e-commerce që prej vitit 1994, selia qendrore e së cilës është në Seattle, Uashington.

 

Alex Shootman, Workfront

Vendi i 6 për Alex Shootman, CEO i Workfront, kompani për Project Management me seli në Lehi, Utah. Ai është në krye të kompanisë që prej vitit 2016.

 

Marc Benioff, Salesforce

Vendi i 7 për Marc Benioff, i cili që prej vitit 1999 është CEO i Salesforce, kompani për cloud computing me seli në San Francisko.

 

John Legere, T-Mobile

Vendi i tetë për John Legere, CEO i T-Mobile, operator shumëkombësh i telefonisë mobile. A është në krye të T-Mobile që prej vitit 2012. Selia e kompanisë është në Bellevue, Uashington.

 

Lynn Jurich, Sunrun

Gruaja e parë në këtë renditje (vendi i 9) është Lynn Jurich, CEO e Sunrum, kompania më e madhe e impianteve solare rezidenciale. 39-vjeçarja është nën drejtimin e Sunrum që prej vitit 2007, selia e së cilës është në San Francisko, Kaliforni.

 

Tim Cook

Vetëm vendi i 10 për Tim Cook, CEO i Apple. 58-vjeçari është nën drejtimin e kompanisë me seli në Cupertino që nga viti 2011, pas vdekjes së themeluesit të saj Steve Jobs.

 

Carlos Rodriquez, ADP

Në vend të 11, Carlos Rodriquez, administrator i deleguar i Automatic Data Processing (ADP), kompani amerikane për software dhe për menaxhimin e burimeve njerëzore. Rodriguez është nën drejtimin e saj që prej vitit 2011. ADP e ka selinë në Roseland, New Jersey.

 

Doug Mack, Fanatics

Në vend të 12, Doug Mack, CEO i Fanatics, shoqëri online që shet veshje sportive. Mack është në drejtimin e Fanatics që prej vitit 2014, e cila e ka selinë në Jacksonville, Florida.

 

John Van Siclen, Dynatrace

Vendi i 13 për John Van Siclen, CEO i Dynatrace, kompani për digital performance management. Ai është në krye të Dynatrace që nga viti 2008, e cila e ka selinë në Walthman, Massachusetts.

 

Elon Musk, SpaceX/Tesla

Ky vit nuk ishte dhe aq i lehtë për Elon Musk, administrator i deleguar i SpaceX dhe Tesla. Prej më shumë se 15 vitesh, 47-vjeçari drejton dy kompanitë teknologjike që e kanë selinë në Hawthorne në Kaliforni.

 

Michael Morhaime, Blizzard Entertainment

Michael Morhaime, CEO i Blizzard Entertainment, kompani që prodhon videolojëra, është në vend të 15. Ai është në krye të saj që nga viti 2017. Kompania e ka selinë qendrore në Santa Monica, në Kaliforni.

 

Bryce Maddock, TaskUs

Vendi i 16 për Bryce Maddock, CEO i TaskUs, kompani për shërbime outsourcing për kompanitë teknologjike. Ai është CEO që prej vitit 2008. Kompania e ka selinë në Santa Monica, në Kaliforni

 

Ryan Smith, Qualtrics

Në vend të 17, Ryan Smith, CEO i Qualtrics, kompani e specializuar në experience management. Smith është në krye të saj nga viti 2012. Kompania e ka selinë qendrore në Provo, Utah.

 

Michael Dell, Dell

Në vend të 18, Michael Dell, drejtuesi i Dell që prej vitit 1984, kompanisë që mban mbiemrin e tij. Kompania merret me prodhimin e laptop-ëve dhe sistemeve informatike. Selia e kompanisë është në Round Rock, Teksas.

 

Dara Khosrowshahi, Uber

Në vend të 19, Dara Khosrowshahi, administrator i deleguar e Uber, që nga viti 2016. Uber, kompania e car-sharing, e ka selinë në San Francisko.

 

Amy Zupon, Vertafore

Renditja mbyllet me të dytën grua në këtë renditje, Amy Zupon, CEO e Vertafore, kompania që ofron software dhe shërbime që bazohen te cloud. Znj. Zupon është në krye të kompanisë nga viti 2016, e cila e ka selinë në Denver, Kolorado.

 

Burimi: Corriere della Sera

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of