Çdo fillim viti është periudha më e mirë për ndryshime pozitive si dhe për të realizuar të gjitha gjërat e papërfunduara gjatë vitit që kaloi.
Më poshtë do të lexoni 20 këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë rrugëtim të ri gjatë 2017, i cili shpresojmë që të jetë sa më i mbarë.
1. Thoni po në vend të jo-së.
2. Asnjëherë mos merrni vendime nëse nuk jeni plotësisht të bindur.
3. Kushtojini çdo mbledhjeje apo takimi të njëjtën rëndësi që i kushtoni edhe intervistave për punë.
4. Idetë tuaja duhet të jenë sa më të qarta.
5. Shihini gjërat me optimizëm.
6. Bëni një listë me të gjitha gjërat që doni të realizoni gjatë 2017-s.
7. Niseni ditën duke menduar për gjërat që mund të realizoni sot sesa për të gjitha ato që nuk mundët të realizonit dje.
8. Mos zgjidhni gjërat më lehtë të arritshme.
9. Sa më të qarta t’i keni idetë, aq më të lehtë do ta keni rrugën për të shkuar drejt tyre.
10. Niseni ditën sa më herët në mëngjes.
11. Përkrahini ata që janë më të pambrojtur.
12. Mos u ankoni për padrejtësitë, por gjithmonë veproni drejt duke bërë sa më shumë të mundeni gjëra të drejta.
13. Ndiqni gjithmonë dëshirat tuaja.
14. Ndiqni një plan të shkruar.
15. Inkurajojini miqtë tuaj.
16. Nëse keni më shumë se një fëmijë, nxirrni shëtitje secilin prej tyre në ditë të ndryshme.
17. Falni më shumë.
18. Kur e kuptoni se keni gabuar, kërkoni ndjesë.
19. Menaxhojeni kohën tuaj ashtu si edhe paratë tuaja.
20. Nxirrni nga çdo e keqe, të mirën që gjendet brenda saj.