A do të arrinit ta imagjinonit se si do të ishte njerëzimi nëse nuk do të kishte njohur lulet? – ka thënë dikur poeti belg Maurice Maeterlinck.
Pranvera dhe vjeshta, është sezoni ideal për t’i vizituar.
Ndonjë prej tyre është i famshëm për trëndafilat, një tjetër për tulipanë e të tjerë për ngjyrat e veçanta.
Më poshtë janë 20 kopshte që ia vlen t’i vizitoni njëherë në jetë. Kopshte të mrekullueshme, ku natyra jep më të mirën e vetes…
1.SINGAPORE BOTANIC GARDEN (SINGAPOR)
Me më shumë se 70 hektarë kopshte tropikale, kaq të bukur, sa janë përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimive Botërore të Njerëzimit.
2.PARKU I WINDSOR (MBRETËRI E BASHKUAR)
I lidhur me kështjellën e Windsor, daton në gjysmën e shekullit XVIII. Në këtë kopsht ka hapësira të tëra me Azalee. (simbol i feminitetit dhe butësisë). Një kuriozitet: një pjesë e luleve të përdorura gjatë dasmës së Princit Harry me Meghan Markle janë marrë nga ky kopsht.
3.THE BUTCHART GARDENS (KANADA)
Një ylber ngjyrash, ky kopsht është konsideruar një ndër vendet më të bukura dhe romantike në botë. 900 mijë lloje bimësh tërheqin miliona vizitorë çdo vit.
4.KOPSHTET E VERSAJËS (FRANCË)
Njëherë e një kohë ishin parqet e mbretit Louis XIV (Mbreti Diell), sot janë ndër kopshtet më të bukura në botë. Ndodhet 20 kilometra nga Parisi.
5.KOPSHTET NINFA (ITALI)
I shpallur Monument Natyror i Rajonit të Lacios në vitin 2000, ndodhet në Cisterna të Latina-s. Në tetë hektarë kopsht ju mund të admironi 1300 lloje bimësh.
6.KENROKU-EN (JAPONI)
Ndër kopshtet më spektakolarë në Japoni, ndodhet në qytetin e Kanazawa. Ka rreth 8750 pemë dhe 183 lloje bimësh.
7.MONTE PALACE TROPICAL GARDEN (PORTUGALI)
Në ishullin Madeira ndodhet një ndër kopshtet më të bukur në të gjithë Portugalinë. Më shumë se 70 mijë metra katrorë me bimë ekzotike, nga e gjithë bota. Në këtë kopsht ka edhe shumë statuja, shatërvanë dhe vepra të ndryshme arti.
8.ASCOTT HOUSE GARDENS (MBRETËRI E BASHKUAR)
Në Angli ndodhen disa nga kopshtet më të bukur në botë. Në Buckinghamshire nuk duhet të humbni Ascott House, një pasuri e shekullit të 17 që menaxhohet nga National Trust.
9.KEUKENHOF (VENDET E ULËTA)
Ndër më të njohurit në botë, ky park në Amsterdam është i famshëm për tulipanët. Çdo vit mbillen më shumë se 7 milionë bulbe tulipanësh me ngjyra të ndryshme.
10.KIRSTENBOSCH GARDENS (AFRIKA E JUGUT)
Ndodhet në Cape Town dhe është një ndër kopshtet botanike më të mëdhenj në botë. Një natyrë spekakolarë rrëzë malit Table.
11.MOTTISFONT ABBEY ROSE GARDENS (MBRETËRI E BASHKUAR)
Është kopshti me trëndafila më romantik në botë. Ndodhet në Hampshire, dhe daton në shekullin XIII.
12.KOPSHTI I MONET (FRANCË)
Pasi të keni hyrë brenda, do t’ju duket sikur jeni në një pikturë. Dhe jo rastësisht: Claude Monet, një ndër përfaqësuesit kryesorë të Impresionizmit, për të pikturuar veprat e tij, u frymëzua nga kopshti i tij. Për të mos u humbur natyrisht zambakët e ujit.
13.KOPSHTET E VILLA D’ESTE (ITALI)
Shtigjet, shpellat, shatërvanët dhe statujat i bëjnë kopshtet e Villa d’Este në Tivoli, pranë Romës, një ndër vendet më të bukura për t’u vizituar në pranverë.
14.DUBAI MIRACLE GARDEN (EMIRATET ARABE)
Një ndër atraksionet kryesore të Dubait, Dubai Miracle Garden ndodhet në Dubailand. Me 45 milionë lloje bimësh, është kopshti me lule natyrore më i madh në botë.
15.KOPSHTET E KËSHTJELLËS VILLANDRY (FRANCË)
6 kopshte, secili me një temë të veçantë. Më i bukuri, është Kopshti i Perimeve, me nëntë hapësirat e tij me mijëra ngjyra që të kujtojnë punimet me qëndisje.
16.KOPSHTI MAJORELLE (MAROK)
I projektuar nga artisti francez Jacques Majorelle në vitin 1931, është një ndër atraksionet kryesore në Marakesh. U ble në vitin 1980 nga Yves Saint Laurent, hiri i të cilët është shpërndarë në kopsht.
17. KOPSHTET E VILËS TARANTO (ITALI)
Ndodhet në Verbania, në Lago Maggiore dhe ka rreh 1000 bimë joautoktone dhe 20,000 varietete dhe specie me vlerë të veçantë botanike.
18.NONG NOOCH TROPICAL BOTANICAL GARDEN (TAILANDË)
Në Pattaya ndodhet një ndër kopshtet më spektakolare në planet. Është parku më i madh botanik në Azinë Juglindore. Kopshti është hapur në vitin 1980.
19.LONGWOOD GARDENS (SHBA)
Longwood Gardens ndodhen në Pensilvani dhe kanë më shumë se 11,000 lloje bimësh, me ngjyra unike.
20.BROOKLYN BOTANIC GARDEN (SHBA)
Në Nju Jork ndodhet një ndër kopshtet më spektakolarë, Brooklyn Botanic Garden, me më shumë se 10 mijë lloje bimësh. Një ndër atraksionet kryesore është kopshti japonez, me 200 pemë qershie.