20 muze të rinj që do të hapen në Europë gjatë 2018

06/02/2018 5:06 PM 1 koment

Shumë qytete shpresojnë, por vetëm disa prej tyre ia dalin mbanë.

Për të ndezur motorin e një revolucioni të vogël apo të madh kulturor urban duhet të paktën një nga dy faktorë. Rinovimi arkitekturor apo shndërrimi i koleksioneve muzeore, të cilat u japin impulse të reja turizmit.

Më poshtë janë 20 muzetë e rinj që priten me padurim të hapen gjatë vitit 2018.

1.V&A Museum of Design Dundee, Skoci

V&A Museum of Design Dundee, një ndër projektet më të rëndësishme i parashikuar të çelet në shtator të 2018, në Skoci, i cili do t’i kushtohet dizajnit, në një shkallë ndërkombëtare. V & A do të jetë në gjendje të ndryshojë ofertën turistike të rajonit. Muzeu do të hapet më 15 shtator me një ekspozitë mbi kohën e artë të udhëtimeve në transatlantik. vandadundee.org

 

2.L’atelier des Lumières, Paris, Francë

Në hapësirat e një ish-uzine hekuri në Plichon, e cila daton në vitin 1835, ka lindur një vend i cili i kushtohet artit vizual, Atelier des Lumières, që do të përurohet në mes të prillit, me një ekspozitë të artistit Gustav Klimt, me projeksione të veprave më të famshme dhe të dashura të piktorit, në muret e ish-uzinës. Një muze, perspektiva e të cilit është tërësisht dixhitale, i cili do të përmirësojë ofertën kulturore parisiene. atelier-lumieres.com

 

3.Biblioteka e Helsinkit, Finlandë

Jo vetëm një vend për të blerë dhe për të marrë libra, por edhe një hapësirë kulturore në zemër të qytetit, e cila ka hapësira të shumta publike dhe ofron një sërë shërbimesh. Ja se pse kur të hapet (në dhjetor 2018), qytetarët do të gjejnë kinema, hapësira për fëmijë, një bar, hapësira për të punuar, për të bërë takime, spektaklesh dhe natyrisht mijëra e mijëra libra. keskustakirjasto.fi

 

4.MUŻA në Maltë

Muzeu i artit kombëtar në South Street në Maltë, do të mbyllë dyert pas 42 vjetësh aktivitet, për t’i rihapur ato, me emrin MUŻA (në gjuhën vendase do të thotë “frymëzim”) në një vend të ri, Auberge d’Italie, pikërisht gjatë vitit në të cilin Malta është zgjedhur Kryeqyteti Europian i Kulturës. muza.heritagemalta.org

 

5.Royal Academy of Arts, Londër, Angli

Në 250-vjetorin e Royal Academy of Arts, hapësira ka ndryshuar plotësisht, në të cilën janë përfshirë ambiente të reja. Po ashtu është pasuruar edhe kalendari për ekspozita. Kalendari nisi më 27 janar me “Charles I: King and Collector”, që bashkon pjesën e çmuar të koleksionit të mbretit Charles: rreth 150 vepra me punë të Andrea Mantegna, Tiziano e Veronese. Megjithatë protagonisti i vërtetë do të jetë projekti i ri i David Chipperfield që bashkon dy ndërtesa të institucionit (Burlington House, në Piccadilly, dhe Burlington Gardens). royalacademy.org.uk

 

6.Museo della Romanità në Nîmes, Francë

Mozaikë, statuja, llamba me vajgur dhe statuja të ruajtura mirë, si dhe të restauruara gjatë shekujve. Më 2 qershor, të pasionuarit e artit antik do të gjejnë një destinacion të ri në Nîmes, që mund të cilësohet ndryshe “Roma franceze”. Bëhet fjalë për një ndër projektet më të rëndësishme arkitekturore në Francë në vitet e fundit (60 milionë euro), i cili do të përfshijë edhe aktivitete me realitetin virtual, projekte të artit vizual dhe përdorimin e teknologjisë së gjeneratës së fundit. museeromanite.com

 

7.Kettle’s Yard, Kembrixh, Angli

Ta quash “galeri arti” është pak. Kettle’s Yard, shtëpia-muze në Kembrixh, që i përkiste ish-kuratorit të Tate Gallery, Jim Ede, është më tepër një shndërrim në një hapësirë të re ekspozimi, e cila përfshin galeri të reja, një hapësirë mësimore, bare dhe dyqane. Ajo do të çelet më 10 shkurt me ekspozitën e parë “Actions. The image of the world can be different” (10 shkurt deri më 2 prill) – me 38 artistë pjesëmarrës, ndër ta Melanie Manchot, Idris Khan, Rana Begum e Regina José Galindo. kettlesyard.co.uk

 

8.Lafayette Anticipations, Paris, Francë

Më 10 mars në Marais, në Paris, do të përurohet më së fundi Lafayette Anticipations, një hapësirë ekspozimi dhe kreative i Fondacionit Galeries Lafayette. Do të jetë një hapësirë takimi për artistë, disigner dhe stilistë, ndërsa ekspozita e parë do t’i besohet artistes amerikane Lutz Bacher. lafayetteanticipation.squarespace.com

 

9.Museo di Cinecittà, Romë

“Deri në fund të vitit do të hapet MIAC i ri – Museo Italiano dell’Audiovisivo e del Cinema – në ish-laboratorët për zhvillim dhe shtyp”, bëri të ditur pak kohë më parë, presidenti i Cinecittà, Roberto Cicutto. Bëhet fjalë për një muze shumëfunksional, që do të shtrihet në një hapësirë prej 4 mijë metra katrorë, i cili do të përfshijë një ekspozitë të përhershme ku ju do të zhyteni në dy shekuj kinema, tv, arkiva që tregojnë historinë e Italisë. romecityoffilm.com

 

10.Garage Museum, Moskë, Rusi

Garage Museum of Contemporary Art, i cili shënon përvjetorin e dhjetë, i krijuar nga oligarku rus Roman Abramovich dhe drejtuesi i Galerisë Dasha Zhukova, deri në fund të dhjetorit do të ketë një kalendar të pasur me ngjarje dhe aktivitete në të cilat do të marrin pjesë emra të mëdhenj të artit bashkëkohor nga Takashi Murakami te Damián Ortega. garagemca.org

 

11.Muzeu i Artit Bashkëkohor, Athinë, Greqi

Muzeu i Artit Bashkëkohor në Athinë do të hapet në gjysmën e parë të 2018-s – bëri të ditur drejtuesja e tij, Katerina Koskina. Bëhet fjalë për një hapësirë tashmë të famshme në botën e artit, pasi pjesërisht është përdorur për manifestimin Documenta 14, vitin e kaluar. Por historia e tij është e trazuar. I themeluar nga qeveria greke në vitin 1997, nisi të funksionojë në mënyrë provizore në vitin 2000, por pa mundur të zhvendoset në atë që ishte dhe mbetet destinacioni përfundimtar, deri në vitin 2015. Edhe pas zhvendosjes për një kohë të gjatë kanë munguar strukturat, fondet dhe personeli, duke u bërë pengesë që të bëhet vërtet funksional. Tashmë duket se ka ardhur momenti. emst.gr

 

12.Bienalja e Venecias

Edicioni i 16 ndërkombëtar i arkitekturës në Venecia këtë vit do të ketë si temë Freespace, hapësirë e lirë nën kujdesin e artistëve irlandezë Yvonne Farrell e Shelley McNamara. Megjithatë lajmi është se pak ditë më parë, Selia e Shenjtë konfirmoi zërat që qarkullonin në internet: për herë të parë në historinë e Bienales do të marrë pjesë edhe Vatikani. Bienalja do të qëndrojë e hapur nga 26 maji deri më 25 nëntor. labiennale.org

 

13.Fotografiska, Londër, Angli

Për të gjithë të pasionuarit e fotografisë po vjen ajo çfarë prisnin prej kohësh. Qendra e fotografisë bashkëkohore Fotografiska në Stokholm, do të hapë një muze të ri në White Chapel Building në Londër gjatë pjesës së dytë të vitit. Kjo do të shënojë suksesin e fotografisë bashkëkohore në Europë po ashtu edhe punën e themeluesve, vëllezërit Jan e Per Broman, të cilët synojnë të hapin e një muze edhe në Nju Jork. fotografiska.com

 

14.World Museum Liverpool, Angli

Ardhja e jashtëzakonshme e statujave luftarake të ushtrisë perandorake kineze, që datojnë 200 vjet para Krishtit, do të ndryshojë plotësisht fytyrën e gjithë qytetit (nga shkurti deri në fund të tetorit 2018) që me këtë rast (dhe me shpresën se do të tërheqë një numër më të madh turistësh) ka programuar 12 muaj evente dhe takime kulturore. liverpoolmuseums.org.uk

 

15.Muzeu Calvados, Normandi, Francë

Quhet Calvados Experience muzeu-përvojë që në Pont-l’Évêque propozon një tur në zbulimin e rakisë së famshme të mollës, por edhe të gjithë prodhimit bujqësor të Normandisë, si dhe një zhytje në historinë e rajonit. Ju do të shijoni po ashtu edhe përvojën e degustimit. Çelja parashikohet në mars 2018. calvados-experience.com

 

 

16.Queen’s Diamond Jubilee Galleries, Londër, Angli

Në një vit që do ta shohë Mbretëreshën e Anglisë të angazhuar në martesa, lindje dhe ngjarje kombëtare, edhe kisha, simbol i monarkisë do të vishet në festë: thesaret dhe koleksionet e Westminster Abbey do të ekspozohen në hapësirat e reja të Queen’s Diamond Jubilee Galleries. Bëhet fjalë për një muze-galeri që nga qershori 2018 do të vërë në dispozicion të vizitorëve hapësira që nuk kanë qenë kurrë të hapura për publikun, prej më shumë se 700 vjetësh.  westminster-abbey-galleries.org

 

17.Nationalmuseum, Stokholm, Suedi

Nationalmuseum në Stokholm, Suedi, do t’i çelë dyert në tetor të këtij viti, pas pesë vjetësh i mbyllur për të mirëpritur vizitorët në një hapësirë eco-friendly tërësisht e rinovuar, kushtuar artit, por do të ofrojë edhe hapësira të reja shumëfunksionale – shpjegojnë organizatorët. nationalmuseum.se

 

18.Muzeu i Rezistencës Daneze, Kopenhagën, Danimarkë

Muzeu i Kopenhagës që i bën homazh luftës së danezëve kundër nazistëve u shkatërrua nga një zjarr që ra në prill të vitit 2013 që e bëri të nevojshëm jo vetëm restaurimin, por edhe ndërtimin e strukturave të reja, edhe pse për fat veprat dhe objektet historike mundën të shpëtoheshin. Tani më hapësira e re muzeore do të rihapet brenda fundit të vitit në Churchill Park. en.natmus.dk

 

19.Amos Rex ad Helsinki, Finlandë

Edhe ne Helsinki, në gusht, pritet të hapet një muze i ri: një strukturë që do të përfshijë edhe një sallë ekspozimi prej dy mijë metrash katrorë dhe një kinema në sheshin Lasipalatsi. Do të mirëpresë seminare dhe ekspozita duke e propozuar veten si një qendër e re për eksperimentimin artistik urban. amosanderson.fi

 

20.Muzeu i 900, Marghera, Venecia

Me një emër futuristik, M9 konsiderohet si operacioni më i madh kulturor dhe komercial që promovohet nga Fondacioni i Venecias. Një ish – fabrikë dhe një ish-manastir në zemër të Marghera-s. Një qendër shumëfunksionale që do të rishkruajë sipas qëllimit, të ardhmen turistike të qytetit. Muzeu parashikohet të hapet në fund të vitit 2018. m9museum.it

 

Burimi: Corriere della Sera

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Mehmeti Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Mehmeti
Guest
Mehmeti

Eshte nji mrekuli TE vizitosh muzete duke udhtuar njeriu zgjeron pikepamjet eduke vizituar veprat artistike ifisnikon shpirtin she humanizimin e veprimeve gezimi
.