Mastercard publikoi Global Destination Cities Index (Indeksi i qyteteve më të vizituara në botë), i cili bën një renditje të 132 qyteteve më të vizituara nëpër botë.
Ky indeks, në vitin e tij të shtatë, mati numrin e net-qëndrimeve të turistëve ndërkombëtarë dhe bëri një listë të destinacioneve që u vizituan më shumë gjatë këtij viti.
Nga Azi Paqësori në Europë, nga Lindja e Mesme në Afrikë, më poshtë janë 20 qytetet me numrin më të madh të turistëve këtë vit.
20) Pragë, Republika Çeke – 5.81 milionë turistë ndërkombëtarë
19) Shangai, Kinë – 6.12 milionë turistë ndërkombëtarë
18) Vjenë, Austri – 6.69 milionë turistë ndërkombëtarë
17) Osaka, Japoni – 7.02 milionë turistë ndërkombëtarë
16) Romë, Itali – 7.12 milionë turistë ndërkombëtarë
15) Taipei, Taiwan – 7.5 milionë turistë ndërkombëtarë
14) Milano, Itali – 7.65 milionë turistë ndërkombëtarë
13) Amsterdam, Holandë – 8 milionë turistë ndërkombëtarë
12) Barcelonë, Spanjë – 8.20 milionë turistë ndërkombëtarë
11) Hong Kong, Kinë – 8.37 milionë turistë ndërkombëtarë
10) Seul, Koreja e Jugut – 10.20 milionë turistë ndërkombëtarë
9) Tokio, Japoni – 11.70 milionë turistë ndërkombëtarë
8) Stamboll, Turqi – 11.95 milionë turistë ndërkombëtarë
7) Kuala Lumpur, Malajzi – 12.02 milionë turistë ndërkombëtarë
6) Singapor – 12.11 milionë turistë ndërkombëtarë
5) Nju Jork, SHBA – 12.75 milionë turistë ndërkombëtarë
4) Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 15.27 milionë turistë ndërkombëtarë
3) Paris, Francë – 18.03 milionë turistë ndërkombëtarë
2) Londër, Angli – 19.88 milionë turistë ndërkombëtarë
1) Bangkok, Tailandë – 21.47 milionë turistë ndërkombëtarë
Burimi: Business Insider