20 vendet që konsumojnë më shumë birrë në botë

08/05/2017 6:21 PM 0 komente

Edhe në kohërat më të vështira, për një gjë duhet të jeni të bindur.

Njerëzit do të vijojnë të blejnë dhe konsumojnë birra.

Më poshtë është klasifikimi i 20 vendeve që konsumojnë më shumë birrë në botë (për frymë)

 

 

Portugalia

20. Portugalia

Portugalia renditet në vendin e 20 në këtë renditje, 59.7 litra për person në vit.
Fjala Cerveja (e cila do të thotë birrë në gjuhën portugeze) vjen nga latinishtja Cerevisia

Kanada

19. Kanadaja

68,3 litra për person. Birraria më e vjetër në Amerikën e Veriut është Molson në Montreal, e cila daton që në vitin 1786.

Polonia

18. Polonia

69.1 litra për person. Polonia është prodhuesi i vetëm i birrës grodziskie, e cila prodhohet në fabrikën e vetme të qytetit Grodzisk, pranë Poznan.

Hungaria

17. Hungaria

75,3 litra për person. Fabrika e parë e birrës në Hungari u hap në Buda, nga Peter Schmidt, në vitin 1845.
Tradicionalisht hungarezët nuk i përplasin gotat kur pinë birrë, kjo sipas një legjende që thotë se austriakët kanë përplasur gotat kur ekzekutuan 13 martirë hungarezë të Aradit në vitin 1849. Shumë njerëz e ndjekin ende këtë traditë, edhe pse shpesh të rinjtë e injorojnë atë.

Zelanda e re

16. Zelanda e Re

77 litra për person. Dy fabrikat kryesore në Zelandën e Re, Lion Nathan dhe DB Breweries, kontrollojnë thuajse dy të tretat e volumit të shitjeve mes tyre.

Holanda

15. Holanda

79 litra për person. Holanda njihet për birrat e saj, veçanërisht Heineken dhe Grolsch të cilat eksportohen në mbarë botën.

Kroacia

14. Kroacia

81.2 litra për person. Kroacia po përgatitet të zhvillojë Runjanfest, i cili mbahet nga data 24 – 30 shtator në liqenin Bundek (ekuivalenti i këtij festivali është Oktoberfest në Mynih).

SHba

13. SHBA

81,6 litra për person. Në SHBA ka më shumë fabrika birre se sa në çdo vend tjetër të botës.

Spanje

12. Spanjë

83.8 litra për person. Spanjollët kanë traditë pirjen e birrës në vende të hapura, Botellón. Origjina e saj daton në vitet 1980, në Andaluzi, kur punëtorët nisën të blinin alkool dhe ta pinin atë në parqe apo sheshe se sa të shpenzonin para nëpër bare apo club-e.

Sllovakia

11.Sllovakia

81.1 litra për person. Sllovakia është një prodhues i rëndësishëm i elbit, përbërësi kryesor i birrës.

Luksemburgu

10. Luksemburgu

84.4 litra për person. Luksemburgu është vendi me numrin më të vogël të popullsisë në Bashkimin Europian me 465 mijë banorë.

Finlanda

9. Finlanda

85 litra për person. Finlanda është vendi pritës i Mosquito Swatting Championships.

Danimarka

8. Danimarka

89.9 litra për person. Sipas shumë studimeve, danezët janë njerëzit më të lumtur në botë. Dy birrat më të famshme në Danimarkë janë Carlsberg dhe Tuborg.

Belgjika

7. Belgjika

93 litra për person. Çdo birrë belge ka gotën e saj të veçantë në të cilën shërbehet.

Uk

6. Britania e Madhe

99 litra për person. Në Devonin lindor ndodhet një fshat bregdetar i quajtur Beer dhe një poemë që i kushtohet atij:
“Down in Devon, down in Devon,
There’s a village by the sea,
It’s a little piece of heaven
And the angels call it Beer!”

Austria

5. Austria

108,3 litra për person. Më shumë se gjysma e meshkujve në Austri janë mbipeshë (50.8% – norma më e lartë në Bashkimin Europian, por vetëm 20.3% e femrave janë mbipeshë).

Australia

4. Australia

109.9 litra për person. Mesa duket kolonizatorët e parë europianë në Australi pinë më shumë alkool për person se në çdo komunitet tjetër.
Në vitin 1954, Bob Hawke hyri në Librin e Rekordeve Guinness pasi piu 2,5 pint birrë (1182,5 ml) për 11 sekonda. Më pas ai u zgjodh Kryeministër i Australisë.

Gjermani

3. Gjermania

115.8 litra për person. Oktoberfest i parë në fakt filloi si një festë për të celebruar martesën e Princit Luitpold I me princeshën Theressa të Bavarisë më 17 tetor 1810. Gjatë festimeve u zhvilluan gara me kuaj, pati muzikë, kërcime e… shumë birra!

Irlanda

2. Irlanda

131.1 litra për person. Birrat tradicionale irlandeze janë Guinness, Beamish dhe Murphy.

Cekia

1. Republika Çeke – Na zdravi!

156.9 litra për person. Republika Çeke ka konsumuar në total 1,171,326,293 litra birrë vitin e kaluar.
Çekia është vendi i parë që ka një Muze për Birrën si dhe manualin e parë të birrës. Birra tradicionale janë Pilsener dhe Budweiser.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz