Shpenzimet e klubeve të futbollit ndaj transferimeve të lojtarëve i kanë ‘rezistuar’ prej një kohe të gjatë perspektivës së zymtë ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, dhe ‘shifrat’ mund të rriten vetëm teksa ekonomia evropiane të vazhdon të forcohet.
Kjo do të thotë se çmimet e paguara për lojtarët në EPL, për shembull, mund të arrinë nivele të reja të larta. Vetëm në verë, shpenzimet neto në tarifat e transferimit në EPL (që është, shuma e shpenzuar nga klubet si pasojë e tarifave për të blerë lojtarë të rinj, minus shumën e kompensuar në tarifa nga shitjet e lojtarëve) tashmë ishin në një rekord prej 433 milion paund (693 milion dollarë), sipas faqes në internet të analizës së futbollit transfermarkt.co.uk. Megjithatë, do ti duhen ende disa marrëveshje të mëdha për të ‘neutralizuar’ shifrën prej 823 milion paund (1.3 milion dollarë) në tarifat bruto të paguara nga klubet angleze në transfertat e viteve 2008-9 (sezoni kur fondi shtetëror i investimit të Abu Dhabi bleu Manchester City).
Në sistemin e futbollit evropian, tarifat e ‘majme’ të transferimit (një rekord i ri botëror u krijua në shtator, kur Tottenham Hotspurs me bazë në Londër i shiti lojtarin yll, Gareth Bale Real Madrid për rreth 130 milion dollarë) i shkojnë pothuajse tërësisht klubit të shitjes, jo lojtarit.
Klubet nuk kanë pse të ‘tregtojnë’ një tjetër lojtar sikundër bëjnë në sportin amerikan, ose të heqin dorë nga zgjedhja e disa lojtarëve për të siguruar objektivin e tyre të dëshiruar; ata kanë mundësi ta blejnë lojtarin me kesh. Një klub blerje dhe shitje thjesht duhet të bjerë dakord rreth çmimit. Por, që të kryhet transferimi, klubi që blen duhet të bjerë dakord të përmbushë kërkesat e pagës së lojtarit.