Pushteti Lokal edhe për vitin 2014 ka mbajtur shpenzime të larta për paga. Sipas një analize që ka bërë Ministria e Financave për buxhetin e vendorëve mësohet se, në fund të nëntëmujorit shpenzimet për paga zunë 35 për qind të totalit të fondeve të dhëna për periudhën.
Shpenzimet kapitale zunë vetëm 23 për qind të fondeve në dispozicion. Pjesa tjetër prej 35 shkoi për shpezimet operative dhe të mirëmbajtjes. Deri në fund të muajit tetor pushteti vendor realizoi shpenzimet në 23, 2 miliardë lekë ose 7.5 për qind më pak se plani. Por jetësimi i reformës territoriale pritet të sjellë një dimension të ri edhe menaxhimin e financave të pushtetit local.
Ministria e Financave ka parashikuar në buxhetin e vitit 2015 të kursejë 6 miliardë lekë pikërisht si efekt fillestar në zbatimin e reformës. Copëzimi i madh i njësive administrative të pushtetit vendor ndër vite vlerësohet të ketë sjellë një keqadministrimin të fondeve, të cilat në vend që të shkojnë në përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit janë përdorur për paga ndaj stafeve e tej fryra të njësive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.