Një sekondë më shumë apo më pak a mund tandryshojë jetën tuaj? Pothuajse të gjithë do të përgjigjeshin ‘jo’ kësaj pyetje. Në jetën e njeriut nuk janë sekondat ato që përbëjnë një ndryshim. Në pak muaj, megjithatë, do na duhet personalisht të verifikojmë pasojat e një zgjerimi kohor ‘të jashtëzakonshëm’ që do të ndodhë këtë vit. 2015 në fakt nuk do të përbëhet, si vitet e tjera, nga 31.536.000 sekonda. Ky vit në fakt do të zgjasë një sekondë më shumë.
I gjithë faji është i rotacionit të Tokës që po ngadalësohet pashmangshmërisht. Këtë vendosi Shërbimi Ndërkombëtar I Rotacionit të Tokës pranë Observatorit të Parisit, që e ka fiksuar eventin në 30 qershor 2015: pas orës 23:59: 59 nuk do të arrijmë në 00:00:00, por 23: 59: 60; do të shtohet, që do të thotë, një sekondë më shumë për të gjitha orët atomike.
Praktika e caktuar që në anglisht quhet ‘kërcimi i dytë ‘ është tashmë mirë-vendosur në kohë: bëhet fjalë për herën e njëzet e pestë që ndodhë kjo. Hera e parë ishte në 1972, e fundit në vitin 2012. Shtimi i dytë është aplikuar kur diferenca mes kohës diellore dhe UTC (koha e orëve të referencës) iafrohet në vlerë absolute të 0,6 sekondave.
Nuk ka asnjë rregull që përcakton se kur është e nevojshme të sigurosh këtë ‘shtesë’, duke qënë se ngadalësimi në rrotullimin e Tokës varet nga shumë faktorë, siç janë tërmetet, fërkimet e valës dhe ngjarjet atmosferike.
Nëse shumica prej nesh as që nuk do e vërë re një ndryshim të tillë , do të jetë shumë ndryshe për kompjuterat. Që në 2012 shumë sisteme, të tilla si Linkedin, Foursquare e Yelp, patën ‘përplasje’ të mëdha për shkak të një sekondi më shumë ndërsa përpiqeshin të sinkronizonin orat duke përdorur Protokollin e Kohës së Rrjetit
Tre vjet më pas kompanitë duket se kanë marrë kundërmasa: mekanizri më i përdorur është ‘leap smear’ nëpërmjet të cilit një sekondë më shumë shoërndahet gjatë 24 orëve, në mënyrë që të sigurojë që në momentin e mesnatës orët të sinkronizohen.
Serveri NTP i Google u modifikua për të shtuar një çift milisekondash për çdo azhornim. Por jo të gjithë kanë ekspertizën dhe burimet inxhinierike të Google, kështu që ka shumë të ngjarë që të ndodhin disa gjëra të padëshirueshme.