Viti i ri në të cilin sapo kemi hyrë konsiderohet si viti ideal për të vizituar Pragën.
Ndërrimi i viteve dhe festa e fishekzjarrëve në kryeqytetin çek kishte edhe një simbolikë tjetër, festën e madhe të 25-vjetorit të ndarjes së Çekosllovakisë në Republikën Çeke dhe Sllovakinë në vitin 1993.
Festivali i Dritave
Në muajin tetor të çdo viti, Praga ndriçohet nga një numër i madh dritash, sepse pikërisht në këtë periudhë të vitit këtu zhvillohet Festivali i Dritave. Kjo festë është zhvilluar shumë, duke marrë përmasa gjigante sidomos gjatë pesë viteve të fundit, ku kryeqyteti ka shënuar edhe numrin më të lartë të turistëve, në mbi 2 milionë.
Disa prej restoranteve më të mira
Praga është duke e zhvilluar shumë shpejt kulinarinë e saj dhe këtu ju mund të gjeni disa prej restoranteve më të mira në botë, ku mund të përmendim rrjetin e mirënjohur të restoranteve Michelin, rreth 34 të tilla në të gjithë Pragën.
Muzika klasike
Muzika klasike e ka përfaqësuar gjithmonë Pragën. Gjatë këtij viti, në Pragë do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës (nga maji deri në qershor), ku të gjithë të pranishmit do të kenë kënaqësinë të dëgjojnë edhe disa prej veprave më të mira të kompozitorit Leonard Bernstein, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij. Nuk duhet të harroni edhe faktin që Praga është një prej vendeve me çmimet më të arsyeshme për të parë shfaqje dhe koncerte të ndryshme kulturore.
Festivali i Teatrit
Që prej 25 majit e deri më 2 qershor zhvillohet Festivali i Teatrit. Gjatë këtyre 9 ditëve, në Teatrin Ndërkombëtar të Pragës vihen në skenë shfaqje të ndryshme, vendase dhe ndërkombëtare, por të gjitha në gjuhën angleze. Çmimi i biletave gjatë ditëve të spektaklit është shumë i lirë, duke filluar nga pesë dollarë.
Krijime të reja moderne
Një ndër objektiva kryesore të bashkisë së këtij qyteti është që ai të mos shihet vetëm si një pasuri e vyer e lashtësisë dhe të vizitohet vetëm për historinë e së kaluarës, por edhe për krijimet e reja.
Disa prej tyre janë, një Muzeu i Legove, Muzeu i Apple, në nder të Steve Jobs, edhe pse jo zyrtar ende, dhe një kafene e mbushur me mbi 500 lojëra të ndryshme elektronike. Gjatë muajit prill të 2017 në Pragë u organizua, gjysmë maratona, ndërsa gjatë këtij viti do të organizohet maratona e plotë (maj 2018).
Përjetime nga e kaluara
Këtë vit, Praga nuk do të festojë vetëm 25-vjetorin e ndarjes së Çekosllovakisë në Republikën Çeke dhe Sllovakinë por edhe shumë përvjetorë të tjera. Nga muaji shkurt e deri në qershor do të zhvillohen ture të ndryshme, të cilat do t’i dërgojnë vizitorët pas në kohë, në vitin 1950, për t’i risjellë edhe një herë në mendje historinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Perandorinë e Austro-Hungarisë. Në vazhdë të kësaj nisme, gjatë këtij viti do të krijohet edhe një faqe interneti “Socialism Realised”.
Fytyrat e dyta të monumenteve
Gjatë këtij viti, disa prej monumenteve më të rëndësishme të Pragës do të vishen me pamje të ndryshme për të risjellë në kujtesë të të gjithëve, momente të ndryshme të së kaluarës.
Përtej Pragës
Nëse keni mjaftueshëm ditë në dispozicion, mos u ndalni vetëm në Pragë. Disa prej qyteteve të tjera në lindje të këtij rajoni, si Bohemia dhe Moravia nuk duhen lënë pa u vizituar.