Dobësitë në grumbullimin e të ardhurave të ardhurave këtë vit kanë rritur presionin mbi frenimin e shpenzimeve si mënyra e vetme për të mbajtur në kontroll borxhin publik.
Në muajin korrik shpenzimet e përgjithshme buxhetore shënuan ulje 1 për qind në raport me faktin e vitit të kaluar, teksa ishin -6.7 për qind më pak se plani i periudhës.
Rënia e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore në muajin korrik, çoi në ritme ulta rritje te shpenzimeve te 7 mujorit të cilat ishin 2.2% për qind më të larta se fakti.
Qeveria po tregohet konservatorë në shpenzime, teksa në fund të 7 mujorit të ardhurat ishin 65 milionë euro më pak se plani.
Më krahasim me vitin e kaluar kursime të forta afërsisht 11 milionë euro janë bërë në fondet e mbrojtjes sociale. Fondet e harxhuara për pagesën e papunësisë ishin -15 % më të ulta se një vit më parë. Këto kursime u krijuan nga ndryshimet që qeveria bëri në kriteret për përfitimin e pagesës në lidhje. Me tre vite sigurime merre vetëm 6 muaj pagesë papunësie.
Shpenzimet më të ulta se vitin e kaluar janë bërë edhe në pagesën e ndihmës ekonomike, fondet për të cilën ishin 1.4% më pak se 7-mujori 2016.
Gjithashtu shpenzimet për shpërblimin e të ish të përndjekurve politike në këtë 7 -mujor ishin mbi 1 miliardë lekë më të ulta se në vitin e kaluar.
Qeveria ka shtrënguar edhe rubinetin për kompensimin e ish pronarëve. Shpenzimet për këtë kategori ishin 53 për qind më pak se plani i 7 mujorit dhe 62% më të ulta se fakti i vitit të kaluar.
Qeveria kishte planifikuar për të shpenzuar 2.9 miliardë ndaj ish-pronarëve në 7 mujor, por ka dhënë vetëm 1.3 miliardë lekë.
Shpenzime më të ulta në krahasim më një vit më parë vijnë në shpenzimet për interesa. Forcimi i monedhës vendase ndaj euros ka favorizuar uljen e shpenzimeve për pagesat e interesave të borxhit të jashtëm.
Shpenzimet në këtë zë në 7 mujorin e 2018 ishin 3 % më të ulta se një vit më parë dhe 20 për qind më ulta se plani i periudhës.
Të dhëna progresive (në milion Lekë) | ||||||||
Nr. | E M Ë R T I M I | Fakt | Plan | Fakt | Diferenca | Diferenca | ||
2017 | 2018 | 2018 | Fakt 2018 Plan 2018 |
% kundrejt Plan 2018 |
Fakt 2018 Fakt 2017 |
% kundrejt Fakt 2017 |
||
TOTALI I SHPENZIMEVE | 247,392 | 265,745 | 252,772 | -12,973 | -4.9% | 5,380 | 2.2% | |
I. | Shpenzime Korrente | 213,420 | 224,859 | 218,089 | -6,770 | -3.0% | 4,669 | 2.2% |
I.1 | Personeli | 41,341 | 46,080 | 42,706 | -3,374 | -7.3% | 1,365 | 3.3% |
1 | Paga | 35,601 | 38,954 | 36,189 | -2,765 | -7.1% | 588 | 1.7% |
2 | Kontributi për Sigurime Shoqerore | 5,740 | 6,251 | 5,950 | -301 | -4.8% | 210 | 3.7% |
3 | Fond i veçantë i pagave | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | ||
4 | Politika të reja pagash | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | ||
5 | Arsimi i larte nga te ardhurat e veta | 0 | 875 | 567 | -308 | -35.2% | 567 | |
I.2 | Interesat | 17,007 | 19,641 | 18,131 | -1,510 | -7.7% | 1,124 | 6.6% |
1 | Të Brendshme | 12,706 | 14,403 | 13,961 | -442 | -3.1% | 1,255 | 9.9% |
2 | Të Huaja | 4,301 | 5,238 | 4,170 | -1,068 | -20.4% | -131 | -3.0% |
3 | Kontigjencë për risqet e borxhit | |||||||
I.3 | Shpenzime Operative Mirëmbajtje | 21,916 | 24,278 | 22,231 | -2,047 | -8.4% | 315 | 1.4% |
I.4 | Subvecionet | 997 | 850 | 519 | -331 | -39.0% | -479 | -48.0% |
I.5 | Shpenzime për fonde speciale | 91,269 | 94,931 | 92,543 | -2,389 | -2.5% | 1,273 | 1.4% |
1 | Sigurime Shoqerore | 66,121 | 69,011 | 68,540 | -471 | -0.7% | 2,419 | 3.7% |
2 | Politika të reja pensionesh | 0 | 300 | 0 | -300 | -100.0% | 0 | |
3 | Sigurime Shëndetsore | 21,439 | 22,651 | 22,618 | -33 | -0.1% | 1,180 | 5.5% |
4 | Shpenzime për kompensime në vlerë të pronarëve | 3,710 | 2,969 | 1,384 | -1,585 | -53.4% | -2,326 | -62.7% |
I.6 | Shpenzime për Buxhetin Vendor | 28,037 | 25,910 | 30,353 | 4,443 | 17.1% | 2,316 | 8.3% |
I.7 | Shpenzime të tjera | 12,852 | 13,169 | 11,607 | -1,562 | -11.9% | -1,245 | -9.7% |
1 | Pagesa e Papunësisë | 220 | 349 | 185 | -164 | -46.9% | -35 | -15.7% |
2 | Ndihma Ekonomike | 11,356 | 11,700 | 11,194 | -506 | -4.3% | -162 | -1.4% |
3 | Subvencione për energjinë | 0 | 0 | 0 | 0 | |||
3 | Kompensim për ish të përndjekurit politike | 1,277 | 1,120 | 228 | -892 | -79.7% | -1,049 | -82.2% |
4 | Kompesim per shtresat ne nevoje | 0 | 349 | 0 | -349 | -100.0% | 0 | |
II. | Fondi Rezervë,Kontigjenca | 0 | 1,590 | 0 | -1,590 | -100.0% | 0 | |
III. | Shpenzime Kapitale | 30,796 | 39,296 | 34,683 | -4,613 | -11.7% | 3,887 | 12.6% |
1 | Financimi Brendshëm | 19,088 | 23,260 | 22,289 | -972 | -4.2% | 3,201 | 16.8% |
2 | Nga te ardhurat e Arsimit te Larte | 0 | 352 | 338 | -14 | -4.1% | 338 | |
3 | Financimi Huaj | 11,709 | 15,684 | 12,057 | -3,627 | -23.1% | 348 | 3.0% |
Detyrimet e prapambetura | 0 | 0 | 0 | 0 | ||||
1 | Detyrimet e infrastruktures | 0 | 0 | 0 | 0 | |||
2 | Detyrimet tatimore | 0 | 0 | 0 | 0 | |||
3 | Te tjera | 0 | 0 | 0 | ||||
Nga te cilat: Energjia | 0 | 1,700 | 3,394 | 1,694 | 99.6% | |||
Transferta të tjera | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.