Qiraja e shtëpisë me shumë mundësi ha pjesën më të madhe të pagës suaj në muaj, nuk ka rëndësi se në cilin vend të botës jetoni.
Por duke marrë në konsideratë qiranë mesatare për një apartament me dy dhoma gjumi në qytetet më të mëdha të botës, kjo shifër mund të variojë nga 300 dollarë në Bangalore, në Indi, në më shumë se 3.400 dollarë në San Francisko, sipas raportit vjetor të Deutsche Bank.
Më poshtë është klasifikimi i 21 qyteteve më të shtrenjta në botë sa i përket qirasë së një shtëpie.
21. Toronto, Kanada — $1,377
20. Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës — $1,441
19. Frankfurt, Gjermani — $1,463
18. Auckland, Zelandë e Re — $1,512
17. Helsinki, Finlandë — $1,547
16. Kopenhagën, Danimarkë — $1,548
15. Amsterdam, Holandë — $1,570
14. Melburn, Australi — $1,658
13. Dublin, Irlandë — $1,694
12. Oslo, Norvegji — $1,830
11. Singapor — $1,884
10. Tokio, Japoni — $2,010
9. Sidnei, Australi — $2,134
8. Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës — $2,225
7. Paris, Francë — $2,289
6. Edinburg, Mbretëri e Bashkuar — $2,361
5. Zyrih, Zvicër — $2,520
4. Londër, Mbretëria e Bashkuar — $2,617
3. Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës — $2,909
2. Hong Kong — $3,237
1. San Francisko, Shtetet e Bashkuara të Amerikës — $3,449
Burimi: Business Insider