Qeveria shqiptare ka shpallur tenderin për shërbimin e konsulencës së projektit të financuar nga Banka Botërore, për përmirësimin e lidhjes rajonale dhe lokale të rrugëve në Shqipëri.
Sipas njoftimit të autoritetit përkatës të tenderimit, shprehjet e interesit duhet të dorëzohen me shkrim deri më 7 janar 2019.
Banka Botërore ka financuar përmes një huaje prej 50 milionë dollarë (44 milionë euro) për zbatimin e projektit për rindërtimin e rreth 45 kilometrave të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri.
“Projekti mbështet përmirësimin e qasjes në disa qendra bujqësore dhe turizmit në Shqipëri”, tha Banka Botërore në një prenoncim të mëparshëm në prill.
Qeveria synon të aplikojë një pjesë të këtyre të ardhurave për shërbimet e konsulencës.
Sipas njoftimit, shërbimet e konsulencës përfshijnë administrimin e kontratës dhe detyrat e menaxhimit gjatë gjithë kohëzgjatjes së caktimit, për të siguruar një zbatim të duhur dhe me kohë, mbi kontrollin e projektit. Për këtë qëllim, Konsulenti do të krijojë linja të qarta të përgjegjësisë dhe procedurave për çdo aktivitet në procesin e ndërtimit. Kohëzgjatja e projektit është parashikuar për 18 muaj dhe 24 muaj të tjerë të Periudhës së Njoftimit të defekteve. Periudha e parashikuar për fillimin e shërbimit është mars 2019.
Qëllimi i shërbimit është:
– Kryerja e mbikëqyrjes së tre ose më shumë kontratave të punimeve rrugore, bazuar në hartat e disponueshme dhe dokumentet e tenderit të përgatitura nga një konsulent i veçantë. Ekipi i konsulentit do të sigurojë si menaxhimin e përgjithshëm ashtu edhe mbikëqyrjen e kontratave të punëve.
– Shërbimet e mbikëqyrjes përfshijnë punën me kontraktorët për të siguruar fillimin e rregullt dhe ekzekutimin në kohë të punimeve; sigurimi i cilësisë; vërtetimi i pagesave; bashkërendimi me aktorët e punimeve rrugore; administrimin e kontratave; dizajne të vogla për problemet e hasura; zhvillimin e urdhrave të ndryshimit sipas nevojës, duke përfshirë përcaktimin, çmimin e pavarur dhe negocimin; komunikimin dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet të gjitha palëve të nevojshme dhe raportimin e progresit mujor.
– Konsulenti, nëpërmjet ekipeve të mbikëqyrjes dhe burimeve të mbështetjes qendrore, do të ndihmojë FSHZH në të gjitha detyrat e menaxhimit të kontratave, duke përfshirë përgatitjen dhe ekzekutimin e marrjes së çdo elementi të punimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.