Alarmi për ndërtuesit, bien ritmet e popullimit të Tiranës në 2018-n

19/02/2019 11:03 PM 0 komente

Teksa Tirana është përfshirë nga një valë ndërtimesh kryesisht për banim, shifrat për ritmet e rritjes së popullsisë në Tiranë nuk janë shumë optimiste.

 

Sipas të dhënave të INSTAT shtesa neto e popullsi në Tiranëpër vitin 2018 ishte vetëm 7,193 persona, gati më pak se gjysma e personave që zgjodhën për të jetuar në kryeqytet në vitin 2017(shtesa neto popullsi në Tiranë u përllogarit si diferencë e ndërmjet të ardhurve rishtas dhe te ikurve nga Tirana gjatë njëviti).

 

Në vitin 2018 numri i të ardhurave në Tiranë ishte 52 për qind më i ulët se në vitin 2017 dhe shumë më poshtë mesatares historike të të ardhurve ndër vite. Ashtu si edhe qarqe të tjera tëvendit edhe Tirana ka një numër të madh personash që largohen për te jetuar gjetke. Gjatë vitit të kaluar 3676 persona ikën nga kryeqyteti, një ritëm më të ulët se në shkuarën, çka tregon se lëvizjet demografike në kryeqytet janë maturuar.

 

Në të kundërt të tendencës demografike, ritmet e ndërtimit janështuar dy vitet e fundit. Përgjatë 9 mujorit 2018 në Tiranë janëdhënë 268 leje ndërtimi me një rritje 38 për qind në raport me tënjëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Gjithashtu në vitin 2017 në Tiranë u dhanë 231 leje me një rritje prej 118% në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë.

 

Zhvillimet tregojnë për një ofertë të shtuar në sektorin e ndërtimit për banesa të reja në Tiranë, ndërsa shtesa e popullsisë i është kthyer rënies.

 

Ndërtuesi Hajredin Fratari thotë se nevojat e tregut parashikojnë një kërkesë prej 1000 deri 1500 apartamente për shitje në vit, e cila plotësohet lehtësisht vetëm nëpërmjet ofertës së dy apo tre projekteve. Ndërsa brenda Unazës shiten mesatarisht 100-150 apartamente premium.

 

Ndërtuesit pohojnë se aktualisht nuk ka asnjë studim të mirëfilltë se sa është stoku i apartamenteve në Tiranë dhe sa është kërkesa reale dhe fuqia blerëse për to. Ekspertët e kanë të pamundur që të bëjnë një vlerësim me sa do të rritet oferta në patundshmëri prej këtyre projekteve të reja, ndërsa vijon që të ketë kërkesë për leje ndërtimi.

 

Arben Dervishi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në Tiranë ishton se për fatin e keq, ndërtuesit në Shqipëri vijojnë që të ndërtojnë në mënyrë empirike dhe pa studime të mirëfillta për kërkesën në tregun e patundshmërisë në Shqipëri. Sipas raportimeve që ka marrë nga anëtarët e Shoqatës së Ndërtuesve së fundmi ka filluar që të ndihet një rënie në ritmin e shitjeve të apartamenteve në Tiranë.

 

Gjithashtu sektori i Ndërtimi po vuan një mungesë strukturimi tëofertës me kërkesës. Teksa tregu ka mbingopje me kulla dhe objekte luksi, kërkesa për blerjen është e fokusuar në banesa ekonomike më çmime jo më shumë se 700-800 euro për metër katror.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of