23 miliardë lekë për rrugët

08/11/2018 9:42 AM 0 komente
Foto ilustruese, rrugë

Rreth 23 miliardë lekë janë investimet buxhetore në vitin 2019 për transportin rrugor, ndarë në investime dhe mirëmbajtje.

Segmentet kryesore që do të financohen me paratë e buxhetit janë bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga Kardhiq-Delvinë. Por, sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri buxheti i vitit 2019 realizon mbështetjen e nevojshme për kontratat e Partneritetit Publik Privat, për Rrugën e Arbrit, akset Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Ndërkohë, zgjidhja e qeverisë për të përmirësuar lidhjen e dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, Tiranës dhe Durrësit, do të jetë dhënia me koncesion e zgjerimit të autostradës dhe rikonstruksioni i rrugëve nacionale ekzistuese.

Buxheti nuk do të marrë asnjë risk, pasi finacimi do të jetë privat, thotë ministri, ndërkohë që kalimi në autostradë do të jetë me pagesë.

Për të gjitha kontratat koncesionare, qeveria ka menduar që t’i supervizojë me kompani të njohura ndërkombëtare.

Ndërkohë, tërheqje nuk ka nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Nëse dështojnë negociatat me koncesionarin që ka shprehur interes, do të jetë buxheti ai që do të financojë projektin.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of