24 shprehje që ju duhet t’i thoni më shpesh në vendin e punës

21/05/2018 3:54 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Një studim i fundit i CareerBuilder tregon se 50% e punonjësve do të qëndronin më gjatë në kompaninë e tyre nëse atyre do t’u njiheshin më shpesh meritat.

Ne kalojmë pjesën më të madhe të kohës në punë, por flasim kryesisht nëpërmjet aplikacioneve dhe mesazheve dhe e trajtojmë njëri-tjetrin si të huaj kur jemi ballë për ballë.

Çfarë mund të themi më shpesh në mënyrë që kolegët apo punonjësit tuaj të gravitojnë rreth jush?

Më poshtë janë 24 mënyra verbale për të shprehur vlerësim, inkurajim, besim dhe për të treguar se ju jeni një drejtues i madh…

5 SHPREHJE PËR TË SHPREHUR LAVDËRIME DHE VLERËSIME

Prania juaj në këtë ekip bën një ndryshim të madh
Është kaq bukur të punosh me ju
Më pëlqen shumë mënyra se si u përballët [me një situatë / klient të vështirë / me një çështje]!
Duhet të kuptoni se puna juaj është vërtet e rëndësishme në suksesin tonë
Nuk do t’i kisha dalë mbanë pa ju.

5 SHPREHJE PËR TË SHPREHUR INKURAJIMIN DHE AFIRMIMIN

Besoj në gjykimin tuaj në këtë vendim
E di se sa i vështirë është ky projekt, por nuk mund ta imagjinoj të punoj pa ju
Kam besim të plotë tek ju dhe aftësitë tuaja
Ju jeni një nga punonjësit më të besueshëm që kam pasur. Ka besim tek ju
Jam i lumtur që po ju shoh!

6 SHPREHJE (DUKE PËRFSHIRË 4 PYETJE) QË TREGOJNË NJË UDHËHEQJE TË JASHTËZAKONSHME

Çfarë mund të bëj që ju të ndiheni më mirë?
Dua të dini që jam këtu për ju dhe dera ime është gjithnjë e hapur. Kërkoni ç’të doni
Do të doja të dija më shumë për aftësitë tuaja krijuese dhe interesat
Kur mund të planifikojmë një takim për të biseduar për karrierën tuaj dhe objektivat e ardhshëm?
Dua të sigurohem se ju keni gjithçka që ju nevojitet për të qenë të suksesshëm. A ka ndonjë pengesë në rrugën tuaj?
Si mund t’ju mbështes më mirë si drejtuesi juaj?

4 SHPREHJE PËR TË SHPREHUR FITIMIN E BESIMIT

Ishte faji im. Ju meritoni më shumë
Çfarë mund të bëjmë më mirë herën tjetër?
Cili është opinioni juaj në këtë [projekt / detyrë / propozim/ strategji/ vendim]?
Më bëni të ditur nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.

4 SHPREHJE PËR TË FRYMËZUAR DHE PËR TË MOTIVUAR TË TJERËT

Do të më pëlqente ndihma juaj në gjithë ndryshimet që duhet të bëj para prezantimit
Kjo është ajo çfarë do të më pëlqente për të realizuar projekte në afat të gjatë
Dua të luaj me pikat tuaja të forta
Më thoni se si funksionon kjo gjë. Dua të mësoj nga ju

 

*Marcel Schwantes, drejtues dhe themelues, Leadership From the Core
Burimi: INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of