Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar listën me 25 shtetet më të mira për të qenë sipërmarrës, duke u mbështetur kryesisht tek mjedisi i biznesit dhe inovacionit që ekziston në secilin prej këtyre shteteve.
Kjo renditje u bazua gjithashtu edhe në koston dhe shpejtësinë e hapjes të një biznesi, qasjen dhe qendrimet ndaj riskut të mundshëm dhe gatishmërinë e kompanive për të përqafuar idetë inovative, në secilin prej këtyre 25 shteteve të listuara më poshtë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vend të parë, përsa i përket “dinamizmit të biznesit” në raportin e konkurrencës globale të Forumit Ekonomik Botëror, duke marrë 86.5 pikë nga 100 të mundshme.
Sipas raportit, një sektor privat dinamik rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë produktivitetin duke marrë përsipër risqet, duke testuar idetë e reja dhe duke krijuar shërbime dhe produkte inovative.
Më poshtë renditja duke filluar nga shteti që renditet në vend të 25 e deri tek ai që renditet në vend të parë:
25. Republika Çeke
Pikët: 70.2
24. Sllovenia
Pikët: 70.3
23. Tailanda
Pikët: 71.0
22. Koreja e Jugut
Pikët: 71.6
21. Tajvani
Pikët: 72.4
20. Zvicra
Pikët: 72.6
19. Malajzia
Pikët: 73.8
18. Belgjika
Pikët: 73.8
17. Hong Kongu
Pikët: 74.5
16. Singapori
Pikët: 74.7
15. Australia
Pikët: 75.2
14. Japonia
Pikët: 75.7
13. Kanadaja
Pikët: 76.0
12. Zelanda e Re
Pikët: 76.4
11. Islanda
Pikët: 76.6
10. Irlanda
Pikët: 76.9
9. Norvegjia
Pikët: 77.0
8. Finlanda
Pikët: 78.3
7. Mbretëria e Bashkuar
Pikët: 79.0
6. Danimarka
Pikët: 79.1
5. Izraeli
Pikët: 79.6
4. Suedia
Pikët: 79.8
3. Hollanda
Pikët: 80.3
2. Gjermania
Pikët: 81.6
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pikët: 86.5