Modelet e fundit të smartphone-ve kanë sjellë me vete edhe një sërë aplikacionesh të cilat ju krijojnë shumë lehtësi gjatë përditshmërisë suaj por sidomos edhe gjatë pushimeve.
Disa prej tyre janë shumë të domosdoshme aq sa disa njerëz kanë krijuar varësi ndaj tyre.
Më poshtë do të gjeni disa prej tyre:
Citymaps2go
Ky aplikacion është një hartë virtuale e qytetit, pikërisht si ajo që mund të gjeni në Google. Ndryshimi i vetëm është që me këtë aplikacion ju i kurseni vetes para të cilat nga perdorimi i Roaming do t’i kishit harxhuar shumë shpejt.
Couchsurfing Travel
CouchSurfing Travel rrjedh drejtpërdrejt nga platforma me të njëjtin emër, e cila i lejon përdoruesit për të vënë në dispozicion shtëpinë e tyre ose shtretërit për të gjithë ata turistë që kërkojnë akomodim. Avantazhi i këtij aplikacioni është se edhe ju mund të përfitoni në të njetën mënyrë në ato raste kur udhëtoni dhe keni nevojë për të gjetur sa më parë akomodim. Avantazhi tjetetër është se gjithçka është pa pagesë. Në këtë aplikacion ju mund të reklamoni dhe të merrni edhe feedback mbi atë që reklamoni.
Wayn
Emri i aplikacionit vjen nga akronim i “Where Are You Now” (Ku jeni tani) dhe ka lindur nga ideja për të ndarë së bashku përvojat e turistëve të cilët kanë vizituar të njëjtat vende. Ky është një aplikacion shumë i rëndësishëm sidomos pë rata që udhëtojnë vetëm sepse zhvillohet si një rrjet social përmes të cilit jepen këshilla, informacione dhe imazha në lidhje me një vend të caktuar.