Delegimi nuk vlen vetëm për kompanitë e mëdha. Përhumë biznese të vogla gjithashtu delegimi mund të ndihmojë në uljen e kostove si dhe të lehtësojë ngarkesën e punës për punonjësit e tyre me kohë të plotë. Por, pavarësisht nga përfitimet, delegimi mund të jetë një ide e vështirë për pronarët e bizneseve të vogla, pasi kjo do të thotë të ‘heqësh disi dorë’ nga një lloj kontrolli.
A është delegimi një lëvizje e drejtë për biznesin tuaj të vogël? Hulumtoni dhe analizoni me kujdes këto tri arsye nëse dëshironi të merrni në konsideratë delegimin për kompaninë tuaj në rritje.
1.Mund të jetë efektivë në kosto
Punësimi i kontraktuesve mund të jetë më i përballueshëm se punësimi i punëtorëve me orar të plotë. Megjithatë, sigurohuni të mendoni përtej buxhetit të kompanisë suaj ndërsa konsideroni delegimin.
- Mund të ndihmojë biznesin tuaj të jetë më i fokusuar dhe produktiv.
Me delegimin e një detyre të veçantë ndaj një punëtori të kontraktuar, ju e dini se ata po fokusohen vetëm në atë punë dhe zotërojnë ekspertizën eduhur për ta përfunduar atë.
Përpara se të punësoni, sigurohuni se po verifikoni sic duhet kontraktorët. Gërmoni thellë në kualifikimet e aplikantit, dhe testoni njohuritë dhe aftësitë e tyre.
3.Mund të eliminojë mendime të njëanshme.
Për shumë biznese në rritje, krijimi i një kulture unike dhe angazhuese është i rëndësishëm. Shumë pronarë të bizneseve të vogla kërkojnë që në vendin e punës të ketë nivele të larta komunikimi. Por kur vjen puna për ndërmarrjen e vendimeve financiare, politikat e zyrës dhe mendimet personale ka gjasa të errësojnë gjykimin. Punësimi i punonjësve të jashtëm mund të shërbejë për ta korrigjuar këtë të metë.