Me siguri që keni kohë që jeni në kërkim të një punë. Gjithsesi ju keni pasur mundësinë të bëni disa intervista, ku nuk keni qenë i suksesshëm për të fituar vendin e punës.
Padyshim, që ju keni pyetur veten se çfarë shkoi gabim dhe çfarë do të kishit bërë më mirë.
Nëse viheni në kontakt me një menaxher të burimeve njerëzore, do të merrni përgjigje të sinqertë në lidhje me atë çka do mund të kishit bërë më mirë.
Nga këndvështrimi i punëmarrësit, janë shumë gjëra që duhen të merren në konsideratë gjatë intervistës së kandidatit potencial për t’u punësuar.
Më poshtë do t’ju paraqesim disa nga hapat e gabuara që keni bërë:
Ngatërrimi i mirësjelljes me miqësinë
Intervistuesit janë të trajnuar për të pasur tone miqësore dhe të tregojnë një shkallë mirëkuptimi me të intervistuarin. Kjo thjeshtë është një mirësjellje, që të intervistuarit të ndihen rehat gjatë intervistës.
Duke u ndjerë rehat, ju bëni gabimin e parë, ku ju krijohet iluzioni që jeni në një skuadër pune.
Ngatërrimi i “po mund ta bëj” me “jam më i miri që mund ta bëj”
Në rastin më të mirë, deklarata juaj mund të shikohet thjesht si fjalë klishe, në të keqin t’ju zvogëlojë shanset për t’u konsideruar si kandidat i mundshëm.
Ngatërrimi i asaj se çfarë po të pyesin
Në pjesën më të madhe të kohës, pyetja në vetvete nuk ju intereson intervistuesve, ajo çfarë ata duan vërtet të shikojnë është aftësia juaj për të komunikuar.