3 arsye se pse punëdhënësit do të ofrojnë (më në fund) punë fleksibël në 2018

14/11/2017 3:02 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shumë kompani thonë në përshkrimin e tyre të punës se do të ofrojnë punë me “orë fleksibël”, por duke thënë se ju jepni mundësinë të punoni me “orar fleksibël” është po aq evazive sa të thuash se kultura e kompanisë është e mrekullueshme.

Nuk ka një përkufizim të qartë se çfarë do të thotë punë me “orë fleksibël”.

A do të thotë kjo që punonjësit kanë të drejtë të bëjnë pushime pa limit apo që punonjësit nuk është e nevojshme të jenë çdo ditë në zyrë deri në orën 17:00?

Fleksibiliteti është bërë një fjalë dite në rekrutimin e punonjësve dhe angazhimin dhe shpesh mbetet një koncept se sa një realitet për pjesën më të madhe të kompanive.

Shumë kompani reklamojnë punën me orë fleksibël, por asnjëherë nuk e zbatojnë në të vërtetë. Dhe kjo sepse fleksibiliteti nuk ka përfitime pozitive të vërtetuara. Në fakt, shumë punëdhënës bien dakord me faktin se fleksibiliteti është i rëndësishëm për suksesin në botën e biznesit.

Rreth 42 për qind e drejtuesve janë të mendimit se fleksibiliteti është i rëndësishëm për suksesin në një kompani. Sot, kompanitë i njohin dhe vlerësojnë përfitimet që ka puna me orë fleksibël si për punonjësit, edhe për punëdhënësit.

2018 do të jetë viti gjatë të cilit fleksibiliteti do të jetë në qendër të vëmendjes së punonjësve. Dhe kjo për tre arsye:

1.Në një studim të fundit të kryer nga Manpower Group, 83 për qind e punonjësve të intervistuar në sektorin e reatil-it e vlerësuan fleksibilitetin si arsyen e parë se pse do të qëndronin në punë. Sot, me lehtësinë për të gjetur mundësi të tjera për punë fleksibël, punëdhënësit janë në konkurrencë me kompani si Uber dhe Lyft që mund të ofrojnë fleksibilitet dhe një pagë dinjitoze.

2.Imagjinoni sikur keni një biznes picerie. Ju sot keni 10 punonjës dhe keni nevojën e madhe që të punësoni edhe 2 të tjerë. Ju nxirrni një njoftim online, merrni në punë dy punonjës të rinj, këtu ndaloni procesin e marrjes në punë. Dy javë më vonë, një nga punonjësit jep dorëheqjen. Ju nxirrni kështu një tjetër njoftim online për të marrë në punë një tjetër person dhe nisni të intervistoni kandidatët e tjerë.

Ky proces përsëritet javë pas jave, çdo herë ndjeni që po humbni kohë dhe s’po arrini të përfitoni atë të duhet profesionalisht.
Punëmarrësit më të zgjuar janë ata që, në mënyrë të vazhdueshme, zhvillojnë intervista (p.sh., Caktojnë një ditë, e martë, nga ora 14:00-16:00). Kjo bëhet në funksion të të qenët “me staf të kompletuar”, dhe jo shpesh “pa staf”.

Në këtë mënyrë intervistuesit më të mirë mund edhe të konsiderohen si një talent “part-time”. Kur punonjësit aktualë, ata full-time, largohen, punonjësi i ri që “shkëlqeu” në intervista, mund të jetë plotësuesi i duhur i stafit.
Të kesh rezerva të tilla do t’u lejonte punëdhënësve t’i ofrojnë fleksibilitetin e duhur për të pasur punonjësit që u nevojiten.

3.Një studim i fundit gjeti se puna me orare fleksibël përmirëson moralin e punonjësve, shëndetin e tyre mendor dhe i bën ata më produktivë.
Sa më i kënaqur të jetë një punonjës, më shumë ai do të dojë të punojë për ju. Nëse ju do të ishit në gjendje të nisnit një bisedë më punonjësit tuaj rreth fleksibilitetit në fund të 2017-s, 2018 do të ishte një vit i suksesshëm për kompaninë tuaj.

*Stacey Ferreira
Burimi: INC

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz