3 arsyet se pse punonjësit duan të largohen…

19/11/2018 5:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Punonjësi juaj më i mirë mund të jetë gati për t’u larguar nga puna. Një sondazh i kryer gjatë vjeshtës së këtij viti gjeti se thuajse 40% e 2000
punonjësve në Amerikë po mendonin të largoheshin nga puna.

Kjo është një shifër e frikshme për thuajse çdo drejtues, veçanërisht në një treg pune të vështirë. Por sondazhi i kryer nga kompania për këshillime HR Ranstad US tregoi një tjetër fakt befasues… Ekuilibri jetë profesionale – jetë personale nuk ishte arsyeja kryesore për të cilën punonjësit kërkonin të largoheshin.

Punonjësit theksuan karrierën në vendnumëro dhe drejtuesit të cilët duket se nuk i vlerësonin ata. Jum Link, Drejtues i
Burimeve Njerëzore në Randstad në Amerikën e Veriut shpjegoi arsyet kryesore se pse punonjësit e intervistuar dëshironin të largoheshin dhe çfarë mund të bëjnë për këtë gjë drejtuesit e tyre.

1.Mungesa për rritje profesionale

Karriera në vendnumëro është arsyeja kryesore se pse punonjësit e intervistuar dëshironin të largoheshin.
Një ambient pune i “orientuar tek detyrat” mund t’i bëjë punonjësit të ndihen si në çark. Për të arritur rezultate, punonjësit shpesh reduktojnë shpërqendrimet e jashtme, duke përfshirë edhe objektivat afatgjatë në karrierë. “Është një cikël i gjerë… dhe është detyra si e punëdhënësit edhe e punëmarrësit të thyejnë këtë cikël”, shpjegon Link.

Çfarë mund të bëjnë punonjësit: Kini parasysh që drejtuesi juaj nuk ju lexon mendjen. Bëni një bisedë të hapur me të se si mund të bëni progres në karrierë. Ju mund të mbështeteni te rrjeti i kolegëve të besueshëm për të marrë një feedback se çfarë po bëni mirë dhe çfarë duhet të përmirësoni për t’u përgatitur në punën tuaj të re apo në një rritje në detyrë.

Çfarë mund të bëjë drejtuesi: Pyesni punonjësit se çfarë është vërtet e rëndësishme për ta dhe se çfarë shpresojnë të arrijnë në një afat të gjatë. Ju mund të ofroni mundësi për zhvillimin profesional për ekipin tuaj. Mësimi i aftësive të reja mund të shmangë që punonjësit të ndihen në vendnumëro në punën e tyre dhe të rrisë nivelin e kënaqësisë së përgjithshme.
Edhe më e rëndësishme është që t’i ndihmoni bashkëpunëtorët tuaj të kuptojnë se edhe detyrat më banale janë të lidhura me suksesin e kompanisë. “Pjesa më e madhe e njerëzve përfshihet në ciklin e përditshëm dhe harron që ka një lidhje mes asaj që po bëjnë dhe objektivave të kompanisë”, thotë Link.

2.Mungesa e vlerësimit

Është e natyrshme që dëshironi të ndiheni i vlerësuar për punën tuaj. Ja sepse 40% e të intervistuarve deklaruan se dëshira për t’u larguar nga puna ishte shkaktuar nga një drejtues që nuk e vlerëson punën e tyre.

Çfarë mund të bëjnë punonjësit: Kërkojini drejtuesit tuaj që të diskutoni aspektet pozitive të punës suaj. Më pas pyetini se çfarë mund të bëni ndryshe. Drejtuesit e vlerësojnë faktin kur punonjësit kërkojnë mundësi për t’u përmirësuar, pasi tregon vullnet dhe se jeni mendjehapur për t’u përmirësuar, thotë Link. Duke pyetur se çfarë mund të përmirësoni, do të zbuloni se ka një mënyrë të re për t’u ndier i angazhuar dhe i sfiduar.

Çfarë mund të bëjnë drejtuesit: Ju duhet të kuptoni se punonjësit e rinj kanë vërtet nevojë për feedback, mbi të gjitha kur është konstruktiv, thotë Link. Përcaktoni një afat për të rishikuar ecurinë e punonjësve në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë janë duke bërë mirë dhe se çfarë duhet të përmirësojnë. Po ashtu, mos harroni t’i përgëzoni kur ata i kapërcejnë pritshmëritë.

3.Oraret e zgjatura

Presioni për të kryer sa më shumë detyra në një ditë punë është një ndër shkaqet se përse punonjësit dëshironin të largoheshin nga puna.

Çfarë mund të bëjnë punonjësit: Ju duhet t’i bëni të ditur drejtuesit tuaj se jeni i mbingarkuar. Link këshillon që këtë shpjegim ta bëni në tri faza. Së pari ju duhet t’i shpjegoni se cilat janë detyrat tuaja dhe orët që ju nevojiten për t’i përfunduar ato dhe prioritetet për t’u sqaruar apo për t’u ndryshuar.

Çfarë mund të bëjnë drejtuesit: Jepuni kohë punonjësve tuaj që të kuptojnë që nuk ka një zgjidhje të vetme për mbingarkesën e tyre. Një detyrë mund të jetë e lehtë për t’u kryer nga një punonjës dhe e vështirë për dikë tjetër. Përpiquni të gjeni zgjidhje unike se si të përshtasin punën e tyre në bazë të asaj që janë në gjendje të bëjnë, që të jenë të arsyeshme.

*Ruth Umoh
Burimi: CNBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of