Kur bëhet fjalë për të ecur përpara, ndonjëherë nuk është ajo që thoni – është ajo që nuk shprehni që ka vërtetë rëndësi. Si gjithmonë, janë pikërisht ato gjërat e vogla që na ‘fusin në kurth’.
Ekspertët kanë një listë të madhe të këtyre gabimeve në dukje të parrezikshme, por që në të vërtetë janë fjali të gabuara që ‘vrasin’ potencialisht karrierën. Këto janë tre nga të preferuarat e tyre:
‘Kjo nuk është detyra ime.’
Gjithkush ka punuar me dikë që e thotë dicka të ngjashme, dhe askujt nuk i ka pëlqyer. Ndërsa është krejtësisht e përshtatshme të pyesni shefin tuaj që t’ju ndihmojë të vini në prioritet detyrat apo të drejtoni një koleg tek dikush që ka mundësinë ta zgjidhë më mirë cështjen e tyre, është e rëndësishme të shpreheni në një mënyrë që nuk tingëllon se po i thoni kolegut tuaj që ‘nuk e cani kokën’ për problemet e tyre.
‘Mbrëmë ishte një natë e çmendur. ‘
Asnjëherë mo is jepni shefit tuaj një arsye për të menduar se mund të keni dhimbje koke nga alkooli, jeni i lodhur, ose më pak i përqëndruar në detyrën e radhës. Ai ose ajo gjithsesi nuk ka gjasa të impresionohet me ‘heroizmin’ tuaj madje përkundrazi…. Ruani të tilla histori për miqtë tuaj.
‘Kjo mund të tingëllojë budallallëk, por …’
Ndoshta nuk ka tingëlluar si një budallallëk, por tani që e keni thënë , ka shumë të ngjarë të tingollë i tillë. Mos u shfaqni si rivali më i keq i vetes suaj. Nuk do ndihmojë…