Shumë prej nesh shpenzojnë orë të tëra çdo ditë të lidhur pas pajisjeve elektronike, të mbërthyer pas ekranit për të kontrolluar nëse kemi marrë “like”të tjera apo email-in, duke monitoruar botën dhe duke përmirësuar imazhin tonë online. Rrjetet sociale si Whatsapp, Snapchat, Instagram, Facebook dhe Twitter, supozohet të na bëjnë të ndihemi më të lidhur.
Tani, besimi ynë te teknologjia“për të parë” botën sociale rreth nesh mund të jetë një peshë e rëndë.
Pew Research Centre raportoi së fundi se rreth një e katërta e të rriturve amerikanë deklaruan se janë “pothuajse vazhdimisht”online. Stresi, varësia, depresioni dhe ankthi duket se janë pasoja të pritshme të përdorimit të shpeshtë të rrjeteve sociale, veçanërisht nëse janë të projektuara për të përsëritur të njëjtat veprime herë pas here.
Megjithatë, shumë do ta shihnin shqetësuese, ose thjesht të pamundur, perspektivën e të jetuarit offline.
Ja pse kemi ndërmarrë një studim të vogël me 50 persona që mund të duken asgjë më pak se të dëbuar socialë në mjedisin e sotëm para ekranit. Asnjë prej pjesëmarrësve nuk i përdorte rrjetet sociale, nuk kishte një smartphone, shumica prej tyre refuzonin madje të përdornin edhe email-in. Ne donim të kuptonim pse këta njerëz kishin zgjedhur të qëndronin offline dhe si ia kishin dalë. Ja se çfarë kanë mësuar ata duke jetuar jetën e tyre sociale offline.
1.Shpenzimi i kohës me të tjerët
Pjesë e problemit me rrjetet sociale është që ne nuk i përdorim thjesht për të komunikuar, por për të promovuar edhe një mënyrë të veçantë për të qenë të lidhur dhe për të mbështetur ata që na rrethojnë. Këto ndërveprime kanalizohen nëpërmjet platformës, për të krijuar të dhëna të cilat, në fund, përdoren nga palët e treta.
Pjesëmarrësit tanë ndanë një bindje të thellë dhe të lidhur me një mënyrë tjetër socializimi, që përqendrohet te komunikimi, prekja, dhe qëndrimi në të njëjtën hapësirë, fizikisht. Kjo gjë, sipas tyre, i ka ndihmuar ata të ruajnë një ndjenjë të lidhjes njerëzore. Kjo njohje më e ngadaltë dhe e thellë e të tjerëve vlerësohej shumë nga pjesëmarrësit në studim, të cilët mendonim se kjo mund të ishte e vlefshme për shoqërinë në tërësi.
Për shumë njerëz sot,ndjesia e të qenët “gjithnjë online” po krijon dëshirën për të arritur një ekuilibër më të madhpër të qenë larg gjërave që po u shkaktojnë stres. Për pjesëmarrësit tanë, që nuk përdornin një smartphone dhe rrjetet sociale, koha me të tjerët shoqërohej me një ndjesi qetësie dhe qëllimi në jetë.
2. Ndjenja e thellë e lidhjes me njerëzit
Pjesëmarrësit tanë pyetën se çfarë është me saktësi “sociale” në rrjetet sociale – çfarë e përbën komunikimin dhe çfarë përfitohet nga mënyra ku gjërat sociale maten në platformat online – kur flitet për miqësi, mbështetje apo raport social. Në vend që të kishin qindra “miq”, ata zgjidhnin t’i takonin njerëzit ballë përballë, të kultivonin marrëdhënie dhe t’i mbështesnin ato në momentet e vështira.
Momenti i parë kur ju zgjidhni të jeni offline mund të shkaktojë ankth. Por sekretiështë që të kuptosh se të jesh offline nuk është e njëjta gjë me të humbësh. Në këtë moment ju mund të kaloni më shumë kohë me veten.Prej këtu mund të lindë ndërgjegjësimi se sa e lodhshme është të mbështesësh lidhjet online, se sa sipërfaqësore është të mbetesh i bllokuar në shkëmbime të pafundme informacionesh banale.Ata që zgjedhin të qëndrojnë offline nuk janë as të trishtuar e as të përjashtuar. Ndjenja e thellë e lidhjes me botën dhe njerëzit e dashur tek ta, ishte e qartë.
3. Të jesh, në vend që të bësh
Shumë prej atyre që kishin zgjedhur të ishin offline vlerësonin rigjetjen e gjallërisë, pasi gjetën kohën të lidheshin me botën, këtu dhe tani. Kjo është e rëndësishme, na ndihmon të çlodhemi në mënyrë që të jemi të përgatitur për kohëra të vështira. Koha që kalojmë para ekranit duket se kërkon një vëmendje të lehtë të trupit dhe mendjes. Por, shqetësimi vizual nga një ekran i ndritshëm nuk është aspak qetësues. Ju do të flini dhe do tëçlodheni më pak nëse e ndani krevatin me smartphone-n, ose nëse lundroni në internet para se të flini.
Të intervistuarit na thanë që duhet të jemi më kritikë në përdorimin e aplikacioneve dhe tëfillojmë ta lëmë telefonin tonë mënjanë. Nëse ndërgjegjësimi është një gjendje e përqendrimit tek e tashmja – kanalizimi i mendimeve, emocioneve dhe ndjesive që na përshkojnë, – atëherë çfarë përdorimi ka një ekran?
Të qenët online vazhdimisht përkthehet paradoksalisht në më pak kohë të lirë dhe koha kur jemi në gjendje të mendojmë pa ndërprerje është një strehë e çmuar ndaj nevojave të jetës sëpërditshme. Këta persona offline nuk janë antisocialë. Ata e bëjnë këtë gjë për t’u kujdesur kur ndodhen pranë njerëzve të tjerë.
Burimi: World Economic Forum