Ekspertët i këshillojnë aplikantët të qetësohen kur shkojnë në një intervistë pune. Me qetësi dhe comfort intervista sigurisht do të shkojë më mirë- si për kandidatin e punës ashtu dhe intervistuesin. Por ka një dallim në mes të qenit i qetë dhe personit ‘që e lëshon rrafsh.’ Për ta bërë këtë, ka disa sende personale të cilat do të ishte më mirë që intervistuesi juaj mos ti shihte.
Libri i plazhit. Për ata prej jush që përdorin e-readers, kjo nuk përbën problem. Por, për kandidatët e që sjellin revista personale ose bestseller të fundit për të lexuar në rrugë gjatë intervistës, kjo mund të jetë e rëndësishme. Ju mund të mendoni se është dicka e bukur, por kjo nuk është një hobi për tu ndarë me intervistuesin tuaj. Mbani hobin dhe jetën personale për veten tuaj. Nëse intervistuesi do të shoh se jeni duke lexuar ndonjë gjë në dhomën e pritjes, pse most ë jetë kjo revista e fundit e industrisë?
Telefoni, tableti, dhe të tjera sende elektronike. Kini respekt për kohën e intervistuesve tuaj. Sigurisht, ju mund të keni nevojë për telefonin për t’ju ndihmuar të gjeni rrugën tuaj për në zyrën e punëdhënësit. Por, para se të kaloni pragun e derës së tyre, fikeni atë dhe futeni në xhep. Intervistuesit nuk duan të ndërpriten nga thirrjet e miqve tuaj apo mesazhet e tyre. Dhe ata nuk pranojnë asnjë falje nga kandidatët të punës që janë aq të vrazhdë sa i përgjigjen telefonave të tyre apo teksteve gjatë intervistës. Respektoni të njëjtin rregull sikur fluturoni me kompanitë ajrore.
Ora dorës, bizhuteri, dhe pajisje të tjera. Njihuni me kulturën dhe misionin e punëdhënësit. Nëse jeni me fat të keni një orë Rolex, unazë të madhe martese, ose cantë prej 2000 dollarësh, atëherë mendoni se përpara se ti merrni me vete në një intervistë. Ata mund të funksionojnë mirë për imazhin tuaj profesional, nëse ju do intervistoheni në një bankë investimesh, por ka të ngjarë të dështojnë nëse do intervistoheni në një kompani jo-fitimprurëse lokale që i shërben familjeve të varfëra të cilat përballen me dëbim.