Ndërsa ambjenti rreth zyrës suaj mund të duket i parëndësishëm, ai në fakt mund të ketë efekte të thella në ditën tuaj të punës dhe performancës.
Ndërsa shumë prej nesh nuk kanë kontroll të plotë të hapësirave të punës, ekzistojnë këshilla dhe truke që ju mund të shfrytëzoni për të përmirësuar angazhimin tuaj dhe kënaqësinë në zyrë.
Dizajni fizik i hapësirës së punës së kompanisë është pjesë përbërëse e angazhimit dhe kënaqësisë së punonjësve, dhe ka shumë gjëra që një biznes mund të bëjë për të përmirësuar hapësirën e tij.
Nëse doni të bindni drejtuesin tuaj të përmirësojë paraqitjen rreth hapësirës së punës, inkurajoni ata të kuptojnë se punonjësit e lumtur janë punonjës më efektivë, kështu që dizajnimi i hapësirës së zyrën që maksimizon lumturinë e punonjësit do të jetë sin ë avantazh të punonjësit ashtu dhe të kompanisë.
Lëvizje Njerëzit nuk janë të destinuar të rrinë ulur shumicën e ditës. Trupat tanë janë bërë për të lëvizur, dhe vendet e punës duhet të përshtaten në qoftë se ata duan që të punësuarit të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. Palestra në vendin e punës janë një përfitim i madh për disa kompani, por janë shumë të shtrenjta për disa të tjera.
Sugjeroni një takim në këmbë për diskutimin tuaj të radhës në grupe të vogla. Ose Fast Company sugjeron të ndiqn një ritëm të rregullt ndërsa jeni në telefon dhe të merrni shkallët në vend të ashensorit.
Edhe mobiljet e përshtatshme, shton Teknion, promovon ndryshim të pozicionit tuaj ndërsa qëndroni ulur dhe do të ndihmojë në uljen e stresit për muskuj të vecantë.
Dritë natyrore Mundohuni të manovroni zonën tuaj të punës për të përfshirë sa më shumë dritë natyrore që të jetë e mundur. Hulumtimi i kryer Teknion përcolli rëndësinë e tejskajshme që ka drita natyrale që qeniet njerëzore të ndihen të lidhur me botën natyrore. Sa më shumë dritare dhe qasje në ajër të pastër që një zyrë mund të ofrojë, aq më mirë do të ndihen të punësuarit.
Hapësira të përziera Më pak mure nxisin një punë më të zellshme për shkak se, sipas ekspertëve, kjo krijon një mjedis më të fortë përgjegjësie. Nëse njerëzit shohin të tjerët duke punuar shumë, ata do të jenë më të motivuar për të bërë të njëjtën gjë. Megjithatë, punonjësit kanë nevojë për një strehë.
Teknion tha se kompanitë kanë nevojë për hapësira të hapura që inkurajojnë bashkëpunimin, por ata gjithashtu duhet të jenë të qeta, hapësira të mbyllura, ku punonjësit mund të shkojnë për të shmangur zhurmën apo shpërqëndrimin.