3 këshilla për të përballuar stresin gjatë pushimeve

03/01/2019 11:30 AM 0 komente

Edhe pse për shumë veta kjo mund të tingëllojë e çuditshme, ajo është e vërtetë, ka nga ata njerëz që vërtet luftojnë me përballimin e stresit gjatë pushimeve të tyre.

Pavarësisht se cilës fushe mund t’i përkasin, njerëzit e suksesshëm kanë një cilësi të përbashkët, ata janë aq të fiksuar më punën e tyre saqë shpeshherë kjo gjë ndikon negativisht në balancën e tyre jetë profesionale / jetë personale.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, 40 për qind e punonjësve e përshkruan punën e tyre si shumë stresuese dhe vetëm 25 për qind punonjësish të tjerë nuk e shihnin punën e tyre si shkaktarin kryesor të stresit në jetën e tyre.

Sipas Project Time Off, tani është koha e duhur kur më shumë se gjysma e amerikanëve duhet të marrin pushimet që i takojnë me ligj.

Sipas një studimi tjetër të kryer nga A Metlife, 42 për qind e punonjësve të anketuar u shprehën se dhjetori ishte muaji me nivelin më të lartë të stresit në krahasim me të gjithë muajt e tjerë të vitit. Çuditërisht, aktivitete të tilla si festat e ndryshme në punë në prag të përfundimit të vitit shkaktojnë ankth te 37 për qind e punonjësve të anketuar.

Por si mund ta luftojmë stresin gjatë pushime?

  1. Shkëputuni 100%

Edhe pse ndoshta nuk na pëlqen ta pranojmë, një numër shumë i madh sipërmarrësish dhe punonjësish janë kthyer në skllevër të pajisjeve elektronike dhe nuk ka rëndësi nëse ata janë apo jo më pushime. Sipas një studimi të kryer nga Asurion, amerikanët e kontrollojnë mesatarisht telefonin e tyre 80 herë në 300 herë në ditë.

Prandaj këshillohet që kohën gjatë pushimeve t’ia kushtoni familjes suaj dhe të shkëputeni 100% jo vetëm nga telefoni por edhe nga pajisje të tjera si kompjuteri, etj të cilat nuk ju lënë t’i shijoni ashtu siç duhet pushimet tuaja.

  1. Planifikoni paraprakisht

Festat e fundvitit kanë një datë të caktuar, duke filluar nga Dita e Falënderimeve, Krishtlindjet, Viti i Ri, etj., gjë kjo që do të thotë që ju e dini fare mirë se cilat do të jenë datat dhe periudha gjatë së cilës ju do të jeni të mbingarkuar. Prandaj nëse doni t’i shmangni vetes suaj stresin gjatë pushimeve këshillohet që ju të bëni një axhendë paraprake.

  1. Mos harroni ushtrimet fizike

Gjatë pushimeve një numër shumë i madh njerëzish e ndryshojnë tërësisht regjimin e tyre ushqimor, duke mos iu përmbajtur me asnjë rregulli për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme dhe mbi të gjitha ata i harrojnë ushtrimet e tyre fizike. Por fatkeqësisht, metabolizmi ynë është po i njëjti dhe nëse ne e ndryshojmë tërësisht regjimin tonë ai nuk ka mundësi që të na ndjekë pas. Prandaj merreni në konsideratë këtë këshillë dhe lëreni për më vonë copën e dytë të tortës.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of