Ekziston një dallim mes një pune inaktive dhe një që është thjesht ‘toksike’. Një mjedis toksik në punë mund të ndikojë seriozisht shëndetin tuaj fizik dhe mendor, madje duke u bërë i rrezikshëm për mirëqenien tuaj.
Më poshtë janë tre shenja të një pune toksike dhe çfarë ju mund të bëni për të përmirësuar lumturinë tuaj dhe produktivitetin për të marrë më të mirën nga situatë e keqe.
Procedura dhe politika të paqarta
Kompanitë problematike nuk i japin prioritet politikave dhe procedurave. Ose proceset nuk ekzistojnë, ato që ekzistojnë janë të dokumentuar dobët ose thjesht nuk mdiqen. A ekziston në vendin tuaj të punës një nga simptomat e mëposhtme?
- Komunikimi mes departamenteve është sporadik dhe jo i plotë (ose jo ekzistent)
- Në kompani mungojnë procedurat e shkruara, të standardizuara se si mendohen të kryhen gjërat.
- Procedurat që supozohet të ndiqni janë tepër të ‘lashta’, nuk janë më të zbatueshme.
- Kompania juaj ka politika ose proceura, por ju nuk keni parë asnjë që ti zbatojë aktualisht.
Çfarë duhet të bëni: Jepni prioritet aktiviteteve të rëndësishme që ju ‘rikarikojne’ të tilla si stërvitja, gjumi, miqësia dhe hobi. Merrni sa më shumë të jetë e mundur në dorë kontrollin e jetës tuaj për të përmirësuar shëndetin tuaj.
Kolegë aspak funksionalë
Njerëzit disfunksionale kanë vështirësi serioze të funksionojnë në jetën e përditshme. Kolegët jofunksional vërdallisen duke krijuar më shumë punë për ju. Ata shpesh duhet të ‘shpëtohen’, sepse nuk e kanë marrë kryer punën e tyre, apo cilësia ishte aq e dobët, dhe puna e tyre duhej ‘ribërë’ – nga ju.
A keni punuar së bashku me kolegë që sillen si në vijim?
Ata fajësojnë të tjerët dhe nxjerrin justifikime, duke pranuar rrallëherë përgjegjësinë për veprimet e tyre
- Ata shtrembërojnë informacionin dhe të komunikojnë në mënyrë indirekte perms të tjerëve
- Ata kanë ndjesinë e së drejtës, duke besuar se duhet të përfitpjnë rritje dhe promovimin nën dritën e performancës së tyre të dobët
- Ata krijojnë konflikt dhe tension brenda vendit të punës.
Çfarë duhet të bëni: Ju nuk mund të kontrolloni personat me të cilët punoni, kështu që rrethoni veten me miqë mbështetës dhe familje jashtë punës. Ata mund tju ofrojnë gjithashtu fidbek objektiv në kushtet e punës suaj.
Udhëheqës toksikë
Udhëheqësit toksik kanë disa karakteristika të përbashkëta. A ka tingëllon ky i ngashme me shefin apo ekipin tuaj të menaxhimit?
- Ndërsa ata mund të jenë plotësisht kompetent (në kuptimin teknik), motivet e tyre janë të papastër
- Ata janë tërësisht të fokusuar në interesat dhe arritjet e tyre dhe i përdorin të tjerët për të siguruar atë që duan
- Ata manipulojnë të tjerët, shpesh duke përdorur turpin apo zemërimin
- Ata ‘gllabërojnë lavdërimet’ për punën e të tjerëve
- Ata rrallë pranojnë përgjegjësinë kur diçka shkon keq
Çfarë duhet të bëni: Nëse një vend pune toksik bëhet shumë i vështirë për tu përballuar, mund të jetë në interesin tuaj më të mirë të filloni të kërkoni për një punë të re dhe të largoheni sa më shpejt të jetë e mundur.
Ose, kjo mund të jetë mundësia e përkryer për të ndërruar karrierën apo edhe për tu bërë një sipërmarrës dhe për të punuar për veten tuaj.