A ka rënë disi në plogështi kompania juaj?
Mënyra më e mirë për të marrë maksimumin e fuqisë punëtore ka të ngjarë të jetë duke u siguruar që ata të angazhohen maksimalisht. Këtu janë disa mënyra për të motivuar të punësuarit po pa prekur në asnjë mënyrë buxhetin tuaj.
Ndërtoni një kulturë ‘të fortë’
Kultura organizative dhe ekipi zakonisht shkojnë dorë për dore. Kultura e kompanisë suaj është gjithnjë në ndryshim dhe mund të ndërtohet çdo ditë nga veprimet e ndryshme dhe qëndrimet e të gjithëve në fuqinë tuaj punëtore. Pra, nëse keni qoftë edhe vetëm një punonjës ‘toksik’, ata shumë shpejti mund të ndikojnë negativisht atmosferën rreth tyre. Merrni masa…
Fokusohuni në cilësitë e lidershipit
Punonjësit e angazhuar kanë të ngjarë të jenë në kërkim të dy cilësive të veçanta në udhëheqësit e tyre: performancës së fortë dhe transparencës. Për të arritur të parën, ju duhet të përqëndroheni në aftësitë drejtuese-jo vetëm aftësitë e përgjithshme për punë-kur promovimi një punonjës apo punësoni dike për një pozitë lidrshipi. Dhe kur vjen fjala tek transparenca, duhet të tregoheni të hapur ndaj punonjësve, gjë që nuk do ju kushtojë asgjë por që do jetë e dobishme për ta. Ndërtoni shumë kanaale për të komunikuar informacionin.
Ndihmoni në zhvillimin e punonjësve
Së fundi, udhëzoni punonjësit tuaj drejt rrugës së tyre të rritjes profesionale. Nuk duhet vetëm të përqëndroheni në detyrat aktuale të punës dhe të prisni që ata të bëjnë të njëjtën gjë gjatë gjithë ditës. Zbuloni se cilat janë interesat e tyre, dhe ndihmoni ata ti ndjekin ato duke iu orfuar më shumë përgjegjësi në punë.
Nëse i mbani ‘zgjuar’ interesat e tyre në punë jo vetëm që do nxisni angazhimin e tyre, por do i ndihmoni ata të zhvillojnë aftësi të reja.