Sezoni i pushimeve është përpara që do të thotë se punonjësit pritet të marrin pjesë në shumë evente të organizuara nga puna. Perdorni këshillat më poshtë rekomanduar nga ekspertët për të thyer akullin në evente në mënyre që të siguroni rrjete të punës dhe të rrisni listën tuaj të kontakteve.
- Gjeni dikë që qëndron vetëm.
Një nga taktikt që duhet përdorur është të filloni një bisedë me dikë tjetër që duket vetëm në këtë event. Disa shembuj të hapjes së bisedës përfshijnë:
- Çfarë i ka sjellë ata këtu?
- A njohin ndonjë person? Si janë takuar?
- Cfarë pune bëjnë ata për të cilën ata ndoshta shpresojnë të gjejnë disa burime në këtë event për ta cuar projektin e tyre përpara?
Celësi kyç këtu është që të bëni pyetje të mira që do ti nxisin këta persona të flasin. Ka shanse që personi tjetër të vlerësojë që ju po i përfshini edhe ata, dhe si rezultat tregohuni edhe më të gatshëm për tu hapur dhe mbajtur një bisedë.
2. Vini nga një vend shërbimi
Nuk ka asgjë më irrituese se dikush në një event të rrjeteve të punës që menjëherë fillon reklamon veten pas takimit me dikë.
Në vend se të shkoni në eventet e rrjeteve duke menduar se sa njerëzve duhet ti flisni, sa karta biznesi duhet të mblishni ose çfarë marrëveshje keni nevojë të mbyllni, konsideroni të shkoni me qëllimin për të qenë i dobishëm për dikë tjetër. Madje edhe të vendosni të ndihmoni dikë mund të jetë më efektive se sa shpërndarja e kartave të biznesit.
Përfshihuni në frymën e festave dhe merrni pjesë në këto evente me një funksion në mendje. Kjo mund të hapë portat ndaj ndërtimit të marrëdhënieve që shumë mirë mund të udhëheqin drejt mundësive të reja më vonë.
3. Përfitoni nga avantazhi i bisedave të shkurtra te festave
Pushimet na përballin me një ton bisedash ne nuk mund ta gjejmë në pjesën tjetër të vitit. Sipas Debra Bukura, autor i Thë Finë Art of Small Talk, ju mund të bëni pyetje si: ‘Çilat janë disa nga traditat tuaja familjare te pushimeve?’ Apo ‘Kush është gjëja juaj e preferuar në sezonin e festave? Përse? ‘
Kjo hap derën për bisedë në vend që ta detyroni të ndodhë një e tillë. Përfundimisht biseda do të çojë drejt pyetjes së preferuar për këdo ‘Pra, me çfarë merreni?’ Ky është pikërisht moment kur ju mund të shfaqni objektivat e karrierës ose faktin se ju po kërkoni për punë.
Cështja është që të përdorni këtë periudhë të vitit për ta zhvilluar krejtësisht natyrshëm bisedën rreth karrierës suaj.