Ndërsa aplikoni për një punë është e rëndësishme të bëni detyrën tuaj në kompani. Dhe jo vetëm kaq, por është e rëndësishme të kuptoni nëse kompania është një vend për të cilin ju do ndiheni I kënaqur të punoni. Kështyqë, përpara se të dërgoni cv kontrolloni këto mënyra për të bërë kërkimet tuaja në kompani:
1. Mësoni rreth personave që punojnë aty
Shumica e kompanive kanë një faqe të stafit në ëebsite-in e tyre. Në këtë faqe, kompania do të listojë disa, nëse jo të gjithë, të të punësuarve në kompani. Këtu, ju mund të siguroni emrat (dhe nganjëherë kontaktonin) e personave me të cilët do të punoni nëse do të fitoni punën.
Si të mësoni dicka më shumë:
- Kontrolloni profiling LinkedIn për të parë se çfarë lloj pune / projektesh bëjnë ata
- Filloni një bisedë
- Kërkoni një intervistë informative.
Paralajmërim! Mos u bëni i bezdisur apo tepër kërkues, ndërsa hyni në kontakt me këta njerëz! Thjesht kontaktoni ata në mënyrë profesionale, prezantoni veten, dhe tregoni atyre që jeni të interesuar për të mësuar më shumë rreth kompanisë dhe mjedisit të punës. Nëse ata përgjigjen, vijoni! Nëse jo, largohuni.
2. Zbuloni se cfarë ndajnë ata përmes medias sociale
Ditëve të sotme, cdo kush gjendet në mediat sociale – përfshirë punëdhënësit. Gjeni ata në Facebook, Tëitter, LinkedIn, YouTube, Pinterest, dhe kështu me radhë.
Vëzhgoni nga afër se cfarë diskutojnë, njoftojnë, oapofilmojnë ata. Kjo është një mënyrë fantastike për të krijuar një ide rreth vlerave të kompanisë. Ndërsa navigoni kanalet sociale të kompanive, pyesni veten këto pyetje:
- Cilat evente promovojnë ata?
- Cilët artikuj ndajnë?
- Si po ndërveprojnë me pasuesit e tyre?
Mbani shënim për çdo gjë. Nëse dicka ju impresionon pa masëm përmendeni në intervistë.
3. Mesoni se cfarë thonë punëdhënësit
A keni dëshiruar ndonjëherë që të ekzistojë një vend ku kompanitë të vlerësohen bazuar mbi pëlqimet dhe preferencat e njerëzve për të punuar atje?
E pra, tani ekziston një i tillë!
Faqe internet si Indeed dhe Glassdoor janë vendet perfekte për të mësuar në lidhje me një punëdhënës potencial dhe se pse njerëzit preferojnë të punojnë atje.
Në këto faqe, individët mund të komentojnë mbi kompaninë, kulturën, punën, përfitimet, dhe më shumë. Jo vetëm kaq, por ata mund të vlerësojnë një kompani duke u nisur se sa shumë i pëlqen të tunojnë aty. Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë për pagën dhe përvojat e kaluara të intervistimit!
Sipas anketës së punëdhënësit, Employer Branding Survey të Indeed.com, 83% e punëkërkuesve deklaruan se vendimet e tyre se ku të aplikojnë janë ndikuar nga kritikat e punëdhënësit. Pra, përpara se të aplikoni për punë, sigurohuni që të kryeni hulumtimin tuaj.