Marrëdhëniet me publikun zhvillojnë një marrëdhënie të vetëdijshme mes jush dhe klientëve tuaj. Që ajo të lulëzojë duhet të jetë e hapur dhe e sinqertë.
Nëse ju jeni gati për të zhvilluar marrëdhënie të forta me klientët tuaj në mënyrë që të arrini shumë më shumë dhe të ndërtoni besnikëri ndqaj markës atëherë konsideroni këto tri pika kryesore:
Lidhje emocionale
Në biznes është e rëndësishme që të veproni me integritet, dhembshuri, dhe të lejoni personalitetin e biznesit tuaj, si dhe individët pas tij, të shkëlqejë përmes komunikimit tuaj. Kjo ju mundëson të krijoni miqësi që janë ndërtuar në bazë të besimit.
Komunikim i mirë
Nëse ju keni ndërtuar tashmë një marrëdhënie të mirë, atëherë ata do të jenë më tolerant nëse tregohni të sinqertë në lidhje me të. Komunikimi i mirë vlen për ti treguar klientëve tuaj se ju interesoheni, kështu nëse shpenzoni kohë për të komunikuar dhe për tu lidhur drejtpërdrejtë me ta tregon se ju kujdeseni për ta.
Dëgjoni
Dëgjoni njerëzit tuaj dhe zbuloni se pse duhen apo nuk duhen mbështetur. Njerëzit të cilët ndiejnë se po i dëgjojnë kanë më shumë gjasa për të promovuar produktin tuaj, nëse ata marrin përgjigje pozitive ose vëmendje.
Bëni të mundur që ata ta ndjejnë dashurinë dhe ata do e kthejnë dhjetë fish për një produkt me të cilin ndihen të lidhur.