Nëse doni të jeni një drejtues i respektuar dhe një lider shembull, ju duhet të kuptoni se punonjësit tuaj duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.
Të gjithë ne duam që të trajtohemi në mënyrë të barabartë. Duam të vlerësohemi, të dimë që puna jonë vlen, ka rëndësi, si dhe të vlerësohemi në mënyrë të drejtë nga ana monetare.
Koncepti i barazisë ka të bëjë me vlerësimin në mënyrë sa më të drejtë të një situate dhe identifikimin e variablave të tillë si: njerëzit që ishin të përfshirë në një projekt të caktuar, burimet që u përdorën dhe faktorë të tjerë dhe më pas t’i drejtoni vetes pyetjet:
- A po i mundësojmë çdo punonjësi burimet e nevojshme?
- A po i vlerësojmë ata në mënyrë të drejtë?
- A po i japin të gjithëve një mundësi të barabartë për të ecur përpara?
Parimi i parë: punonjësit e braktisin punën për një pagë më të mirë
Kjo është një gjë që dihet, punonjësit do ta braktisnin punën e tyre për një pagë më të lartë diku tjetër. Shumica e punëdhënësve e marrin të mirëqenë faktin se paga mujore është më se e mjaftueshme për punonjësit. Në fakt, arsyet që mund të ketë një punonjës për të dhënë dorëheqjen janë të shumta por punëdhënësit harrojnë një gjë shumë të rëndësishme, punonjësit largohen nga një punë edhe për shkak të shefave të këqij, jo vetëm pagave të këqija.
Punonjësit e kanë të nevojshme të dinë se puna e tyre po vlerësohet, dhe jo vetëm nga ana monetare. Rritje në përgjegjësi, mundësi bashkëpunimi, burime të nevojshme përherë të mundësuara, feedback pozitiv, mbështetje e vazhdueshme dhe mundësi për t’u rritur profesionalisht janë të gjitha forma të tjera për të treguar vlerësim ndaj një punonjësi.
Parimi i dytë: Zakonisht punonjësit janë në kërkim të mjediseve të punës që u ofrojnë rritje profesionale
Përveç shpërblimeve monetare, punonjësit kërkojnë edhe për mjedise pune në të cilat ata mund të kenë mundësi që të zhvillohen dhe të rriten profesionalisht.
Prandaj këshillohet që punonjësve tuaj t’u ofroni burimet e nevojshme në mënyrë që ata të kenë mundësi për t’u rritur profesionalisht. Nëse ata e shohin që kompania në të cilën punojnë investon në suksesin dhe zhvillimin e saj, ata bëhen më të përgjegjshëm dhe duan të investojnë më shumë.
Parimi i tretë: punonjësit stresohen kur ata nuk trajtohen në mënyrë të barabartë
Pabarazia shoqërohet me zhgënjim. Zhgënjimi ndikon në rritjen e stresit dhe stresi në uljen e produktivitetit. Dhe mbi të gjitha, kur punonjësit e kuptojnë që po trajtohen në mënyrë jo të barabartë, ata bëhen edhe më pak produktivë.