Një ditë ju jeni një student universiteti, i etur për të ngjitur shkallët e karrierës dhe, sa hap e mbyll sytë, ju keni punuar në një vazhdimësi të qëndrueshme për thuajse një dekadë, dhe nëse jeni plotësisht i sinqertë me veten, ndieni se nuk keni dhënë maksimumin në karrierën tuaj.
Është e thjeshtë të arrini kënaqësinë në karrierën tuaj, të shkëmbeni rehatinë për sfidat si dhe gabimet për qëndrueshmërinë. Kjo e fundit mund të jetë një bazë e mrekullueshme nga e cila mund të nisni që të eksperimentoni…
Më poshtë janë tre shenja pse mund të jetë e nevojshme që ju të fikni autopilotin në karrierën tuaj…
1.Ditët dhe javët janë të turbullta
Nëse në fund të javës, e vetmja gjë që mund të tregoni për punën është se e mërkura ishte dita juaj e pagës, ju keni një problem.
Koha ikën shumë shpejt kur ju jeni duke kaluar bukur, por duket e turbullt në një hapësirë të pafund, kur ndieni se jeni bllokuar në një rrugë në kërkim të identitetit. Nëse ditët dhe javët duket se ecin me shpejtësi, ndërkohë që ju duket se keni ngecur në një vend, kjo është një shenjë e mirë në karrierën tuaj se ju nuk keni nisur të kërkoni për mundësi dhe sfida të reja. Të zgjoheni në mëngjes dhe të kuptoni se keni qenë në të njëjtin rol për tre vjet, por nuk ju duket se keni ndonjë gjë të re për të treguar në këtë moment, përveçse se këtë javë keni marrë pagën tuaj, nuk është diçka e bukur.
2.Një pushim i gjatë nuk do të ndryshonte asgjë
Nëse do të mund të zhdukeshit për një muaj e të ktheheshit dhe të kuptonit se lehtësisht mund të arrini të përshpejtoni çfarë ka ndodhur (ose jo) në mungesë tuaj, mund t’ia lini vendin tuaj një roboti në këtë moment.
3.Vazhdoni të kërkoni për më shumë të njëjtën gjë
Çfarë do të ndodhte nëse do të humbnit punën tuaj sot? Ku do të shikonit për një punë të re dhe çfarë do të ishte ajo? Nëse instinkti juaj i parë është që të kërkoni për një punë të ngjashme dhe t’i afroheni rolit tuaj sa më shumë të jetë e mundur, me shumë siguri ju jeni në autopilot. Imagjinata juaj është zbehur me kalimin e kohës, kështu që kur ju duhet të krijoni një vizion për të ardhmen profesionale, kreativiteti juaj dështon. Në vend që të ishit të aftë të mendonit se si aftësitë dhe përvoja juaj mund të aplikoheshin në role/industri/rrethana të ndryshme, ju nuk dilni nga zona juaj e komfortit.
A është me të vërtetë diçka e keqe “autopiloti”?
Ka një vijë të hollë ndarëse mes komfortit dhe vetëkënaqësisë. Ndiheni mirë kur ju shkoni në një punë ku e keni të sigurt pagën tuaj në fund të muajit e cila ju mbulon dhe gjithë faturat tuaja. Gëzojuni stabilitetit tuaj, por mos mendoni se do të zgjasë përgjithnjë. Mbani gjithnjë sytë hapur drejt horizontit për mundësi të tjera dhe kujtoni gjithçka që ju bënte të zgjoheshit dhe frymëzonte kur ishit të rinj. Nëse jeni me fat, ju do të keni nevojë për të një ditë!
*J. Maureen Henderson
Burimi: Forbes