3 shenja se është koha të jepni dorëheqjen për shkak të shefit tuaj

08/11/2017 4:13 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ka një ndryshim të madh që të kesh shef që nuk ju pëlqen dhe një shef që ju çon deri aty sa ta lini punën. Në të vërtetë, një pjesë e madhe e punonjësve japin dorëheqjen për shkak të drejtuesit të tyre.

Një studim i Gallup në vitin 2015 tek më shumë se 7000 persona gjeti se 50 për qind e punonjësve dhanë dorëheqjen “për t’u larguar nga drejtuesi i tyre”.

“Në çdo kohë, 10 – 15 për qind prej nesh kemi një bashkëpunëtor ose një drejtues që na streson”, thotë Robert Sutton, profesor në Universitetin e Stanford. Por, si ta kuptoni që ka ardhur koha për të dhënë dorëheqjen për shkak të shefit tuaj të keq?

Sutton, autor i “The A—–e Survival Guide,” këshillon që përpara se ju të jepni dorëheqjen të përpiqeni të përmirësoni situatën. Megjithatë, ai thotë se ka shumë shenja paralajmëruese që ju tregojnë se nuk ia vlen të qëndrosh.

Më poshtë janë tre tregues se situata është kritike dhe ju duhet të jepni dorëheqjen për shkak të shefit të keq:

1.Probleme me gjumin apo me shëndetin

“Nëse keni probleme me gjumin, ky është një tregues i keq”, – thotë Sutton.
Të mos jeni në gjendje të flini mirë mund të jetë një shenjë se shefi juaj po ju streson shumë, thotë Sutton, i cili jep psikologji organizative në Universitetin e Stanford.

Lodhja kronike, për të mos përmendur stresin, mund të jetë e dëmshme për shëndetin, me pasoja që shkojnë nga paaftësia për t’u përqendruar tek rritja e rrezikut të sëmundjeve kardiake.
Natyrisht ju duhet të këshilloheni me një mjek që të siguroheni se ambienti juaj i punës është shkaktari i kësaj situate. Dhe nëse është i tillë, ju duhet ta merrni këtë gjë seriozisht.

2.Stresi në punë fillon të ndikojë në jetën personale

“Kjo është shenja e dytë që duhet të merrni në konsideratë”, – thotë Sutton. Nëse jeni kaq i mërzitur, ju duhet ta mbani larg kësaj situate familjen tuaj, miqtë, çdo gjë.

Por nëse sjellja e shefit tuaj ju acaron vazhdimisht, streson dhe ju mërzit, dhe është duke ndikuar në marrëdhënien me familjen e miqtë, ka ardhur kohë të bëni një ndryshim.
Në një periudhë të caktuar të jetës, të gjithë përballen me probleme në punë apo në jetën personale. Por nëse shefi juaj ju irriton vazhdimisht, ju streson dhe ju mërzit, dhe ndikon në marrëdhënien me familjen tuaj e miqtë, mund të jetë momenti që duhet të bëni një ndryshim.

3.Probleme me performancën profesionale

Një drejtues i keq ndikon negativisht në punën tuaj – ju mund të jeni më pak i përqendruar dhe i motivuar. Dhe duke bërë një punë jocilësore mund ta nevrikosë edhe më shumë shefin tuaj.
“Qindra studime tregojnë se nëse ju ndiheni i nënvlerësuar i pakënaqur çdo ditë, ju do të punoni çdo ditë edhe më pak” thotë Sutton. “Dhe ju do të jeni më pak kreativë”.

Si të veproni në një situatë të tillë

“Nëse ju keni këto tre probleme, jeni sëmurë dhe po sëmurni edhe personat e tjerë rreth jush dhe puna po ju ezauron, kjo është një shenjë se ju duhet të largoheni dhe të gjeni një punë tjetër”, këshillon Sutton.

Psikologu megjithatë rekomandon që ju duhet të merrni në analizë edhe disa elemente të tjerë përpara se të jepni dorëheqjen.
Së pari duhet të siguroheni se nuk po e ekzagjeroni situatën: Pyesni veten: “A jam duke u bërë shumë i ndjeshëm?”. “Nëse ju keni një koleg të cilit mund t’i besoni dhe ka të njëjtin drejtues mbi kokë, mund ta pyesni se si ndihet pa folur negativisht për drejtuesin”.

Së dyti, përpiquni të kuptoni se si të ndryshoni mënyrën se si ndërveproni me drejtuesin tuaj.
Ndoshta është e nevojshme të shmangni totalisht komunikimin me të. Ju mund të flisni edhe me punonjësit e Departamentit të Burimeve Njerëzore për këtë problem.

Nëse e keni të vështirë të flisni për këtë temë delikate, ju mund të kërkoni të transferoheni në një departament tjetër të kompanisë suaj, duke thënë se jeni i interesuar të mësoni aftësi të reja.

Nëse të gjithë këto opsione dështojnë, atëherë filloni të kërkoni dhe aplikoni për punë të tjera. Ju mund të kërkoni ndihmën e kontakteve tuaja profesionale apo miqve për të kërkuar një punë të re.

 

*Marguerite Ward
Burimi: CNBC

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz