Sipas officevibe.com, 65% e njerëzve do të preferonin një menaxher të ri përkundër rritjes së pagës. Po, kjo sugjeron se gjashtë (e gjysmë) nga çdo 10 njerëz nuk e durojnë realisht shefin e tyre.
Megjithatë, disa nga këta tipe menaxherësh kanë qëllimet më të mira. Në fakt, ata mund të jenë plotësisht në dijeni se punonjësit e tyre i perceptojnë si të tillë. Ja se si mund të thoni kuptoni nëse jeni shumë të vështirë për të punësuarit tuaj dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të.
A e dini se pse është vështitë t’ju përlqejnë?
Disa menaxherë janë të vështirë për punonjësit e tyre më të mirë. Ata shohin potencial të madh, dhe kështu i nxisin edhe më tepër ata.
Megjithatë, në vend që ta perceptoni këtë si dëshirë të supervizorit për të parë rritjen e punonjësit, një punonjës mund të mendojë të tjerët se të tjerët sigurojnë miratim më lehtë për shkak të favorizimit. Ai mund të ndihet sikur i kthehet gjithmonë puna për ta ribërë më mirë, sepse nuk ka kapur thelbin – gjë e cila do e frustronte dhe të ndjejë se kontributet e tij nuk janë të vlerësuara me vërtetësi.
Zgjidhja: Tregohuni transparent. Nëse e kritikoni një punonjës sepse mendoni se dallon për talentin e tij/saj (dhe për këtë arsye keni pritshmëri më të mëdha), bëni të ditur personit në fjalë.
A e dini se qëllimet e mira nuk mjaftojnë?
Pra, ju jeni tregoheni tepër kritikë me punonjësit tuaj, sepse mendoni se ai/ajo do të përfitojë nga kjo mënyrë në terma afat-gjatë. Sadoqë kjo të jetë arsyeja, qëllimet e mira nuk mjaftojnë. Një punonjës i tillë do të ndiente shumë trysni gjë që do të ndikonte negativisht në rezultatet e punës së tij.
Zgjidhja: Edhe kur ofroni kritika ose përpiqeni të motivoni, ju duhet të flisni me respekt. Dhe në qoftë se po e sfidoni dike sepse mendoni se mund të japë edhe më tepër, ju duhet ta mbështesni atë me shanse për rritje dhe detyra intreresante dhe kuptimplota.
A e inkurajoni komunikimin dy-palësh?
Një tjetër rast kur punonjësi mund të ndihet se mbikqyrësi i tij është tepër i rëndë në qasje, është kur shefi i tij nuk shpenzon kohë për ta dëgjuar. Punonjësi ka pyetje apo sugjerime, por menaxheri i tij thjesht i kërkon ‘ta qepë’ – veprim i cili e bën atë të mendojë se shefi i tij i percepton sit ë padobishme idetë apo shqetësimet e tij.
Zgjidhja: Praktikoni të dëgjuarit aktiv. duke përfshirë mbetur e qetë dhe me të vërtetë duke i dhënë punonjësit tuaj kat për të folur.