3 strategji për punësimin e njerëzve të aftë nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffet

19/02/2019 2:58 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kohë më parë, Bill Gates ka thënë se “konkurrenca për të punësuar njerëzit më të aftë do të rritet në vitet e ardhshme. Kompanitë që do t’u japin punonjësve më shumë fleksibilitet, do të jenë më të suksesshme në këtë sektor”.

Profetike? Ndoshta, megjithatë pjesa më e madhe e kompanive sot nuk janë në gjendje ose jo të gatshme të përshtaten me kërkesat e jetesës së punonjësve të rinj. Për këtë shkak, ato janë duke humbur mundësinë për të punësuar njerëz të aftë që kërkojnë të punojnë në distancë apo nga shtëpia. Në disa qytete, çmimet e shtëpive apo qirave janë shumë të larta dhe transporti është i kushtueshëm dhe kërkon kohë.

FlexJobs, faqja kryesore për punët në distancë ose nga shtëpia, ka kryer një studim për të treguar se të punosh në distancë është e ardhmja e punës. Sondazhi i përvitshëm, për vitin e katërt me radhë, Super Survey tek Millennials, gjeti se:

-84% e punonjësve kërkojnë një ekuilibër më të madh jetë profesionale – jetë personale
-67% thonë se familja është arsyeja që dëshirojnë të punojnë në punë fleksibël
-60% duan më shumë kohë të lirë
-49% duan të kursejnë para
-85% duan të punojnë 100% të kohës nga shtëpia
-54% duan të punojnë me orare fleksibël ose alternative

Këshilla e Steve Jobs për punësimin (dhe qëndrimin e punonjësve më të aftë për një kohë të gjatë)

Shumë kohë më parë, Steve Jobs ka thënë se “nuk ka kuptim të punësosh njerëz inteligjentë dhe t’u thuash atyre se çfarë duhet të bëjnë; ne punësojmë njerëz inteligjentë, në mënyrë që ata të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë”. Jobs punësonte qëllimisht njerëz të zgjuar, më pas tërhiqej dhe u jepte hapësirë për të bërë gjëra të mëdha. Jobs pati kuptuar se derisa njerëzit më inteligjentë bëhen pjesë e një vizioni të përbashkët dhe u jepen burimet e nevojshme, autonomia dhe fleksibiliteti për të bërë punën e tyre – ata nuk kanë nevojë të menaxhohen nga të tjerët. Sapo të kuptojnë se çfarë do të duhet të bëjnë, do të gjejnë mënyrën si ta bëjnë atë.

Strategjia e Warren Buffet në punësimin e njerëzve më inteligjentë

Miliarderi Warren Buffet, president dhe CEO i Berkshire Hathaway, ka respektuar gjithnjë disa vlera dhe parime të cilat e kanë çuar drejt suksesit të jashtëzakonshëm. Ja çfarë ka thënë ai mbi punësimin e njerëzve të duhur për kompaninë tuaj:

Njëherë, dikush ka thënë se kur kërkoni të punësoni njerëz në kompaninë tuaj, ju kërkoni tre cilësi: integritet, inteligjencë dhe energji. Dhe nëse personi nuk zotëron cilësinë e parë, dy të tjerat do t’ju vrasin. Nëse punësoni dikë pa integritet, ju vërtet doni që ata të jenë budallenj dhe dembelë.

Inteligjenca është e nevojshme, pa dyshim, po ashtu edhe energjia është motori që ju shtyn drejt pasionit dhe motivimit. Po nëse mungon integriteti? Buffet e thotë qartë, se kjo është diçka e panegociueshme. Mungesa e një personi vë në diskutim vendimet e një personi
Në hapësira të vogla dhe bashkëpunuese, punonjës me këto tri cilësi do të shihen shpejt si të besueshëm dhe të përgjegjshëm për veprimet e tyre, gjë që është diçka pozitive për të zhvilluar besimin në një ekip pune.
Punësimi i njerëzve me integritet zgjidh edhe problemet në leadership. Një person me integritet bëhet një shembull dhe ka ndikim të madh në kompani. Ky është tipi i personit që duhet të promovoni në rolet drejtuese.

*Marcel Schwantes, Founder and Chief Human Officer, Leadership From the Core
Burimi: INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of