Një vit i ri nënkupton objektiva dhe rezoluta të reja. Rezolutat gjithashtu në mënyrë tipike ndodhë që të bien në një nga këto tre kategori: shëndet, marrëdhënie dhe para. Lajm i mirë është se përmirësimi i të tre këtyre kategorive mund të ndihmojë të ecni përpara me karrierën tuaj.
1. Krijoni një balancë më të mirë punë-jetë
‘Balanca punë / jetë ‘mund të duket si tepër e lakuar dhe e zakonshme ditëve të sotshme, por kjo bëhet me qëllim të mirë. Stresi është shkaku numër një i disa prej problemeve shëndetësore dhe ekziston shansi që shumica e stresit të shkaktohet sepse punoni shumë.
Mund të duket disi e palogjikshme të filloni të përqëndroheni më shumë në jetën tuaj se sa në punë, veçanërisht në qoftë se ju doni të përparoni në karrierë. Por konsideroni këtë fakt: shëndeti është gjëja më e rëndësishme që ju keni. Në fakt, në qoftë se ju nuk e keni atë, atëherë nuk mundeni as të punoni.
Kompanitë e mëdha tashmë e kanë vënë re një fakt të tillë, veçanërisht me ligjet e reja të kujdesit shëndetsor ‘Luani ose paguani’ që i kërkojnë atyre të sigurojnë opsionet bazë të kujdesit shëndetësor për të gjithë punonjësit ose përndryshe rrezikojnë të paguajnë gjobë. Kompanitë e dinë se sa shumë influencojnë punonjësit e sëmurë rezultatet e tyre përfundimtare dhe për pasojë kanë marrë përsipër të fillojnë iniciativa të balancës punë / jetë brenda kompanisë (ex. konsumi i drekës jashtë pune).
Për më tepër, pikërisht sepse ata e dinë se sa i kushtojnë punonjësit e sëmurë në kujdesin shëndetësor dhe humbjen e produktivitetit, ata preferojnë që kandidatët të dinë se si të kujdesen për veten e tyre.
Njerëzit që kujdesen për veten e tyre janë gjithashtu përgjithësisht më të mirë në ndërtimin e marrëdhënieve të cilat janë thelbësore pa marrë parasysh nëse ata po përpiqen të promovohen apo të gjejnë një punë të re.
Kështu që herën tjetër që do tundoheni të hani drekë në tavolinën tuaj të punës merrni në konsideratë të dilni jashtë apo të shkoni në palestër.
2. Ndërtoni marrëdhënie më të mira
Ndërtimi i marrëdhënieve është themeli i çdo karriere. Ju mund ta keni dëgjuar shprehjen popullore, ‘Nuk ka rëndësi cfarë dini, rëndësi ka kë njihni’ dhe askund kjo nuk është më e vërtetë ndërsa po e coni përpara karrierën tuaj.
Nëse po kërkoni një punë të re, dëshironi të lëvizni nga një pozicion ekzekutiv të nivelit C apo thjesht po përpiqeni të arrini objektivat tuaja tremujore nga ballpark, të mësoni se si të ndërtoni marrëdhënie të forta do ju cojë shumë më shpejt aty ku dëshironi se vullneti absolut.
Në 2015 bëni më shumë se një përpjekje për të njohur sa më shumë njerëz, merrni pjesë në më shumë evente ose thjesht mundohuni të njihni bashkë-punëtorët tuaj.
3. Bëni më shumë para
Përveç qëllimeve shëndetësore, qëllimet financiare janë zakonisht në krye të rezolutave Vitit të Ri të kujtdo.
Më poshtë ju do të gjeni mënyrat më të zakonshme për qasje për të fituar më shumë para.
Kërkoni rritje- Një kerkesë e tillë është disi një formë arti. Pergatituni mirë përpara saj.
Siguroni promovim – Një tjetër mënyrë për të bërë më shumë para është të siguroni një promovim. Sërish edhe kjo mund të jetë disi një formë arti në varësi të rrethanave.