30% e ekonomisë joformale, nuk do të ketë rritje të taksave

08/03/2018 9:03 AM 0 komente

Lulzim Rafuna, këshilltar në Ministrinë e Financave, në një intervistë për Telegrafi ka folur për ekonominë joformale e cila përveç veriut është prezentë edhe në pjesë të tjera të vendit.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë rritje të tatimeve, e as tatime të reja për bizneset, por do të krijojë lehtësira fiskale për sektorin privat.

“Për këtë mandat kemi paraparë që të mos kemi asnjë rritje të tatimeve ekzistuese, të mos kemi vendosje të tatimeve të reja, por do të krijojmë lehtësira për ta ndihmuar sektorin privat, i cili do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik në vend. Ministria e Financave ka marr dy vendime që t’i liroj prodhuesit nga tatimi doganor dhe ai i akcizës. Vendimet janë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti, ku nëpërmjet këtyre vendimeve janë liruar lëndët e para që marrin pjesë në procesin e prodhimit, gjysmë produktet dhe lëndët ndihmëse”, tregoi Rafuna.

Sipas tij, ka shenja se në veri ka rënie të kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Ekonomia joformale nuk është e zhvilluar vetëm në pjesën veriore, por është në tërë territorin e Kosovës. Sipas raportit të fundit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ekonomia joformale është 30 për qind, që do të thotë se kemi shumë hapësirë për ta luftuar”, thotë Rafuna.

Luftimi i korrupsionit sipas tij, nuk është presion ndaj biznesit, por luftim i atyre bizneseve që u ikin pagesës së tatimeve.

“Luftim i ekonomisë joformale, në asnjë mënyrë nuk do të thotë presion tek biznesi i ndershëm, por luftim i atyre bizneseve që u ikin tatimeve. Ka shenja që edhe në pjesën veriore të Kosovës ka rënie të kontrabandës dhe evazionit fiskal”, ka thënë Rafuna.

Lulzim Rafuna është edhe këshilltarë për dogana dhe tatime i kryeministrit Edi Rama, ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për hapjen e pikës doganore të Kosovës në Durrës. /Telegrafi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz