Gjashtëdhjetë (sekonda) për gjashtëdhjetë (minuta) për 24 (orë) bëjnë 86.400. Janë sekondat në një ditë. 30 qershori do të jenë 86.401, por mos u shqetësoni: ju nuk duhet ndryshoni orët tuaja. Shërbimi Ndërkombëtar Earth Rotation (iers), një organizatë ndërkombëtare me qendër në Paris dhe që është përgjegjës – ndër të tjera – të masë kohëzgjatjen e saktë të rrotullimit të Tokës dhe të ditës diellore, përcaktuar se saktësisht në mesnatën e datës 30 qershor dhe pëtpara se të fillojë 1 korriku, orat etomike super të sakta me atome cezium që llogarisin kohen universal të koordinuar (Utc) – dmth kohën të planetit së cilës I referohen të gjithë – do të duhet të shtojnë një sekond.
Sekondi i brishtë
Praktikisht, mes orës 23o 59 m 59s të 30 qershorit dhe 0o 0m 0s të 1 korrik do të ketë 23o 59 m 60s. E çuditshme? Jo dhe aq. ‘Sekondi i brishtë’ (ky është emri shkencor në gjuhën angleze quhet leap second) tashmë është shtuar 25 herë që nga viti 1972 dhe ky i këtij fund muaji do të jetë i 26-ti. Datat e zgjedhura për ‘të përforcuar’ janë 30 qershori ose 31 dhjetori.
Arsyet
Por cila është arsyeja që detyron orën atomike të korrigjohet? Kjo varet pikërisht nga rrotullimi i Tokës, që nuk është konstant, por ndryshon vazhdimisht për shkak të shumë faktorëve. Kryesisht nga tërheqja gravitacionale e Hënës (dhe në një masë më të vogël e Diellit), e cila gjeneron valë fërkimi i të cilave ngadalëson rrotullimin e Tokës. Por kjo ndikohet edhe nga ndryshimi i masave nën tokë për shkak të tërmeteve të mëdha (nga 8.5 të shkallës Rihter e lart), nga shpërndarja e ndryshme e masave në bërthamën e brendshme të tokës (që rrotullohet në një shpejtësi të ndryshme nga pjesa tjetër e planetit: diferenca është më pak se 1 shkallë në vit sipas vlerësimeve më të fundit), nga luhatjet periodike të bërthamës së jashtme, orbita eliptike e Tokës rreth Diellit, nga shkrirja e akullnajave kontinentale dhe lëvizjet e tjera. Rezultati është se Toka ngadalëson rrotullimin e saj me rreth 2 milisekonda në ditë. Kjo do të thotë se rreth çdo 500 ditë (një vit e gjysmë), është i nevojshëm një korrigjim. Edhe sepse nga koha Utc varen sinkronizimi i satelitëve (pra e Gps-ve), tranzicioni i bursave, motorrët e kërkimit dhe faqet e shitjeve online. Është e rëndësishme të ecim me hapin e kohës.