Duke kombinuar zhvillimin e shpejtë teknologjik me një ekonomi të globalizuar, është e qartë se qytetet tona po ndryshojnë me një ritëm të paprecedentë.
Por, ndërkohë që këto rryma në lëvizje të shpejtë gjenden thuajse në gjithë qytetet e urbanizuara, jo çdo qytet po ia del më së miri t’i ndjekë ato. Në një ekonomi gjithnjë e më shumë dixhitale dhe globale, qytetet duhet të jenë në gjendje të tërheqin njerëzit më të talentuar, të nxisin inovacionin dhe të ruajnë konkurrueshmërinë – dhe nëse nuk e bëjnë mund të kenë pasoja të rënda. Por cilat qytete janë të gatshme të përshtaten dhe cilat kanë mbetur pas?
Tabela e mëposhtme përdor të dhëna të City Momentum Index 2018 në një raport të JLL.
Indeksi përpiqet të identifikojë se cilat janë qytetet avangardë në inovacionin ekonomik, duke analizuar faktorët kyç, si numrin e kompanive teknologjike, arsimin, mjedisin, transparencën, infrastrukturën dhe patentat ndërkombëtare.
Duke investuar në teknologji, në lidhjen fizike dhe dixhitale, në cilësinë e jetës dhe stabilitetin dhe duke shfrytëzuar pikat e forta [këto qytete] janë në gjendje të ruajnë ecurinë e tyre në të ardhmen në këtë skenar të ri konkurrues.
Raporti identifikoi 30 qytetet më të mira në bazë të këtyre kritereve për suksesin në afat të gjatë, si dhe 30 qytetet të tjera që janë të destinuara për suksesin në një afat të shkurtër.
30 qytetet për suksesin në afat të gjatë
Shtetet e Bashkuara përfaqësohen në këtë indeks nga 12 qytete, ndërsa Kontinenti Europian me10 qytete. Ndërkohë Kanadaja dhe Australia përfaqësohen nga 5 qytete secila. Është interesante se në renditjen e 30 qyteteve për sukses afatgjatë nuk ka asnjë qytet nga Kina, Amerika Latine, Afrika dhe Lindja e Mesme.
30 qytetet për suksesin në afat të shkurtër
Raporti po ashtu prek edhe temën e suksesit në afat të shkurtër, që JLL i përkufizon si qytetet me ekonomi urbane dhe tregje të pasurive të paluajtshme aktualisht në një fazë rritje të shpejtë.
Në renditjen e 30 qyteteve për suksesin në afat të shkurtër gjenden 11 qytete nga Kina, 7 nga India dhe vetëm 1 në Hemisferën Perëndimore (Seattle). Vlen të theksohet që vetëm dy qytete bëjnë pjesë si në renditjen e 30 qyteteve për suksesin në afat të gjatë, si në një afat të shkurtër: Seattle dhe Singapori.
*Jeff Desjardins, themelues dhe editor në Visual Capitalist
Burimi: World Economic Forum (Artikull i shkruar në bashkëpunim me Visual Capitalist)