Kjo nuk është një çështje se cfarë është e drejtë apo jo. Kjo është një cështje nëse ëhtë e përshtatshme në firmën eligjit apo mjedise të tjera ligjore- kryesisht vende të punës konservatore. Firmat e ligjit kanë qënë në mesin e adoptuesve të fundit rastësor të biznesit, dhe në vitet 1990 shumë prej tyre i shihnin me sy të keq avokatët femra që vishnin pantallona. Me shumë gjasa kjo duket disi çmenduri për ju, por ky është realiteti në të cilin jeni duke jetuar dhe punuar tani.
Me këtë në mendje, këtu janë disa arsye se pse ato këpucë të bukura që keni blerë nuk janë të përshtatshme për në zyrë.
- Ato tregojnë gishtërinjtë tuaj. Edhe nëse keni shpenzuar kohë të bënipedikyr, ose jeni të kënaqur me thonjtë tuaj, zyra nuk është vendi për të shfaqur këmbët tuaja. Tregojeni pedikyrin jashtë saj. C’është më e keqa, në shumë zyra, femrat nuk mund të rrinë pa geta.
- Ato bëjnë zhurmë. Shumë nga këpucët në modë bëjnë shumë zhurmë ndërsa ecni. Ju gjason të mos e vini re ndërsa i provoni në dyqan, por kur ecni me to përmes një sale të qetë zhurma e hapave tuaj tërheq vëmendjen dhe është e padëshirueshme. Ju nuk doni të jeni personi i bezdisshëm që njerëzit e dëgjojnë të vij nga 100 metra larg!
- Ato hipnotizojnë njerëzit. Pëlhura roz? Ai diamanti i rremë gjigant? Gjurmët e leopardit? Të gjitha janë shpërqëndruese. Ndërsa flisni me njerëz në zyrë ju dëshironi që ata të fokusohen në argumentin tuaj brilant dhe jo të tërhiqen nga këmbët tuaja.
- Ato ju ngadalësojnë. Shumë këpucë në mode- stilet me take fine-janë thjesht aspak praktike. Sigurisht, ju ndoshta shpenzoni pjesën më të madhe të ditës në zyrë dhe nuk duhet të ecni shumë. Por çfarë ndodh kur ecni? Kur opeoni jashtë zyrës, zvarriteni pas një partneri, dhe tërhiqni një cantë nëpër qytet, nxitoni për të kapur metron etj? Apo kur ndoshta zyra juaj ëgjendet në një lagje historike me kalldrëm apo tulla të bukura në trotuare, rrugica me kopshte apo shkallë mermeri. Si do të mund ta përballoni sic duhet një situatë të tillë? Sa do të zgjaste pa përndryshur kaviljen?