Shumë njerëz janë të pasigurt rreth mënyrës së përshtatjes dhe artikulimit të markës së tyre, si dhe ndihen skeptik nëse duhet vërtet të shqetësohen apo jo. Shumë mendojnë se ky është vetëm një fenomen i kohëve të fundit dhe se së shpejti do të zhduket.
Brandimi personal nuk po shkon askund. Shprehja mund të jetë disi e re, por koncepti për të diferencuar veten nga konkurrenca është një përbërës i provuar gjatë në recetën e suksesit në karrierë.
Ndërsa ju punoni për të përcaktuar dhe ruajtur markën tuaj personale, përdorni këto pesë cilësi si dëshmi për një brandim të fuqishëm:
- Marka e korporatës shfaqet e njëjtë për kedo gjithë kohës, ska rëndësi se në cfarë pike të botës jeni duke e parë atë. Marka juaj personale duhet të jetë po aq e qëndrueshme dhe e paharrueshme në të gjitha mediat sociale dhe platformat e bazuara në Internet, si dhe takimet në ballë për ballë.
- Eliminoni kompleksitetin nga mesazhet tuaj. Mesazhet të jenë të shkurtër, për të përforcuar ndikimin për lexuesin dhe çdo person që vihet në kontakt. Përdorni fjalë unike dhe krijuese që mund të rrisin ndikimin por ruani një gjuhë të thjeshtë.
- Mos konfuzoni markën tuaj me cka jeni shpërblyer në punë. Deklarata juaj në brandim përfshin interesat tuaja si në jetën tuaj personale ashtu dhe profesionale, në veçanti fushat tuaja të ekspertizës dhe aftësive.
- A po japin impaktin që kërkoni të jepni ‘online’ dhe ‘offlinë’ imazhet, teksti dhe elementët e tjerë të materialeve tuaja personale të brandimit? Konsideroni profilet tuaja të mediave sociale; përditësimet e statusit, lidhjet dhe imazhet që ndani; CV-në tuaj, listën e referencave; kartën tuaj të biznesit; mesazhin tuaj zanor dhe veshjen tuaj.