4 fjalë që nuk duhet t’i përdorni kurrë

12/04/2018 2:19 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Cilitdo prej nesh mund t’i këtë ndodhur një situatë si kjo e mëposhtme: Edhe pse ju e dini mirë që e keni të gjithë kohën tuaj të zënë, në momentin që ju kërkohet diçka, ju thoni: “do ta bëj më vonë”! Por problemi në këtë situatë është se edhe nëse ju arrini ta përfundoni më vonë detyrën që ju është kërkuar, ju gjithsesi keni humbur. Për sa i përket përfundimit të detyrave tuaja ditore, fjalët e fjalisë së mëposhtme: “do ta bëj më vonë” janë ato të cilat ju duhet të mundoheni që të mos i përdorni kurrë.

Një prej elementeve më të rëndësishme të të qenët i suksesshëm është kategorizimi i detyrave të ndryshme sipas prioritetit të tyre. Të dini dhe të vendosni prioritetet është një prej faktorëve që do t’ju ndihmojë shumë në rrugën tuaj të suksesit.

Të përcaktoni prioritetet

Fillimisht ju duhet t’i përcaktoni prioritetet tuaja. Një prej mënyrave më efikase, që mund t’ju vijnë edhe juve në ndihmë është përcaktimi i 3 detyrave më të rëndësishme dhe 1 që s’mund ta anashkaloni pa e përfunduar për asgjë në botë. Në fillim të ditës së punës, këshillohet që ju t’i përcaktoni ato dhe gjatë ditës të mundoheni që t’i përfundoni. Sigurisht që ju mund të keni më shumë sesa 3 apo 4 detyra për të përfunduar, por gjithçka ka të bëjë me ato që janë më me rëndësi Njerëzit e suksesshëm nuk arrijnë të përfundojnë “gjithçka” në një ditë të vetme pune, por të paktën u japin drejtim atyre më të rëndësishme.

Realizimi:

Pasi të keni përcaktuar se cilat janë detyrat tuaja më të rëndësishme, ajo që mbetet është realizimi i tyre. Dhe pikërisht këtu gabojnë pjesa më e madhe e njerëzve. Ata ose nuk e ndajnë ashtu siç duhet kohën që u takon atyre 3 detyrave më të rëndësishme ose në momentin që kanë për të ikur, sepse i kanë përfunduar ato, nuk largohen por fillojnë dhe merren me përfundimin e një detyre të re, atë të cilën kishin thënë që do ta bënin pasi të përfundonin të tjerat. Por nuk duhet të harroni që mbingarkesa do t’ju çojë në mosrealizimin e duhur të detyrës që ju po përpiqeni ta realizoni.

Për sa i përket përfundimit të detyrave tuaja ditore, shmangeni në maksimum një shprehje të tillë, duke u munduar që t’i realizoni ato ose në kohën e duhur ose më parë, sepse të thuash për realizimin e një detyre të caktuar që “do ta bëj më vonë” lë të nënkuptohet që ajo nuk është shumë e rëndësishme, ndaj këshillohet që më mirë të mos e thoni fare.

Përdorimi i kësaj shprehje në disa raste krijon edhe situata keqkuptimi, duke lënë të kuptohet se ju përtoni për ta përmbushur atë detyrë dhe po e lini për më vonë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of