Janë dhënë shumë rekomandime në lidhje me mënyrën e përgatitjes së CV-ve por ajo cka ekspertët rekomandojnë, madje theksojnë fort se nuk duhet të përdorni në asnjë mënyrë në CV-të tuaja janë këto katër fjalë:
Nuk mund
‘Nuk mund’ është fjala e parë që duhet shmangur në mënyrë absolute nga CV-të tuaja për shkak se CV-ja juaj duhet të tregojë më të mirën tuaj , duke nënvizuar arritjet , aftësitë, arsimin dhe përshtatjen e përgjithshëm në punën që aspironi. Në qoftë se ju ‘nuk mund’ të udhëtoni, të punoni në fundjavë, të kryeni detyra ose funksione të caktuara në situata të pikut, mos e përcillni këtë informacion në CV tuaj. Kjo është një bisedë për më vonë, ndoshta gjatë intervistës. Nëse njoftimi i punës liston një nga ‘nuk mundet’ tuaja si një kërkesë e vendit të punës, më mirë mos aplikonio fare.
Dëshiroj
CV-ja juaj nuk është vendi për të bërë kërkesën për rrogë, pushime apo të tjera benefite. Nëse një njoftim pune kërkon informacion mbi pagën, adresoheni këtë temë, por përgjigjuni me një gamë të pagës, jo me një kërkesë për një shumë të caktuar parash. Do të ishte mirë të thoni se jeni i hapur për të udhëtuar, për shembull, por jo se ‘dëshironi’ të keni qasje në skedulën e udhëtimeve të kompanisë. Këto lloj negociatash fillojnë pasi kompania shpreh interes në punësimin tuaj.
Vetëm
‘Vetëm’ është një fjalë justifikuese, si në’ Kam vetëm një diplomë bacelor, jo një master’. Ju nuk duhet kurrë të kërkoni falje për karrierën tuaj në CV; kjo është arsyeja se pse ‘vetëm’ është një nga katër fjalë që nuk duhet të shfaqen në të. Përqendrohuni në atë cka sillni në tryezë-në aftësitë dhe arritjet që ju bëjnë një punonjës të dobishëm-jo në gjërat që ju mungojnë.
Nga ana tjetër, në qoftë se ju do të ishit vetëm një prej 20 të punësuarve të përzgjedhur për një nder në kompaninë tuaj, atëherë ju lutem, ndihuni të lirë të përdorni ‘vetëm’!
Mbresëlënëse
Në këtë rast, ‘mbresëlënëse’, shpreh shumë mbiemra (superiore, e pabesueshme, e tmerrshme), që nuk i tregojnë rekrutuesit apo menaxherit të punësimit ndonjë gjë me vlerë. Në vend që të komplimentoni veten se jeni një punonjës mbresëlënës, përdorni hapësirën për të shpjeguar se pse dhe se si keni qenë i tillë. A i tejkaluat kuotat e shitjeve me 25%? A drejtuat një projekt të suksesshëm prej shumë-milionë dollarësh? etj ‘Kjo me siguri që është mbresëlënëse!’