Cilido qoftë mjeti i transportit që ju keni zgjedhur për të udhëtuar, një gjë është më se e sigurt, ju nuk do të jeni kurrë vetëm.
Sipas një studimi rreth 107.3 milionë njerëz udhëtojnë të paktën 50 milje larg shtëpisë së tyre gjatë sezonit të festave të fundvitit, një rritje rreth 3.1 për qind në krahasim me një vit më parë, duke u shoqëruar edhe me një trafik të mbingarkuar, aeroporte që gumëzhijnë dhe rrugë në të cilat duket se nuk ka më vend për makinat. Prandaj, nëse edhe ju do të jeni një prej atyre personave që do të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit, më poshtë keni 4 këshilla për ta përdorur në mënyrën më produktive kohën tuaj:
Lexoni ato që nuk keni pasur mundësi gjatë vitit
Kohën gjatë së cilës ju udhëtoni mund ta përdorni edhe për të lexuar ato libra apo materiale të cilat nuk keni pasur mundësi që t’i lexonit gjatë gjithë vitit.
Mund të mësoni një gjuhë të huaj të re ose mund të perfeksiononi një gjuhë tjetër të cilën nuk e dini shumë mirë
Koha gjatë udhëtimit është një prej më të mirave për të mësuar një gjuhë të huaj apo për të përsosur një tjetër gjuhë të cilën ju nuk e njihni shumë mirë.
Aftësia për të njohur sa më shumë gjuhë të huaja është një prej aftësive më të mira, e cila ju krijon mundësi shumë të mira punësimi. Disa prej faqeve online që mund t’ju vijnë në ndihëm në këtë drejtim janë: Duolingo, Babbel, BBC Languages.
Trajnime online
Gjatë kohës që ju udhëtoni mund të ndiqni trajnime të ndryshme online dhe të përmirësoheni më tej profesionalisht.
Mundohuni t’i shfrytëzoni këto pushime për të ulur nivelin tuaj të stresit
Një prej gjërave më të bukura që ju mund të bëni gjatë periudhës që udhëtoni është që të merreni me aktivitete, të cilat ndikojnë në uljen e nivelit tuaj të stresit. Ashtu siç edhe u përmend më sipër ju mund të merreni me aktivitete si leximi i një libri të cilin e pëlqeni shumë dhe që nuk keni pasur mundësi gjatë gjithë vitit, duke ndikuar kështu në një fillim sa më të mbarë dhe me më shumë energji të sezonitë të ri të punës.