4 ishuj të Kroacisë që duhet të vizitoni këtë verë…

03/04/2019 6:21 PM 0 komente

Kroacia është bërë një destinacion gjithnjë e më i frekuentuar për ata që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet pranë detit në Europë me çmime ekonomike.

Ishujt e Kroacisë janë të shumtë dhe ju ofrojnë përvoja të ndryshme, qetësi, aktivitete në ajër të pastër, jetë nate elektrizuese dhe ushqim e verë të mirë.

Nga Brač në Hvar, tek Korčula dhe Šolta, çdo ishull është i veçantë dhe ka një kuzhinë unike.

Brač

Ju mund të shkoni në Brač nëpërmjet një trageti që niset nga Spilt. Është një ndër ishujt më të mëdhenj në Adriatik. Këtu mund të çlodheni në plazh, të bëni shëtitje në pyllin me pisha, apo të shijoni peizazhin pasi të keni arritur në majë të Vidova Gora, një nga majat më të larta të gjithë ishujve kroatë dhe ishujve në Adriatik.

Šolta

Šolta është një ishull i vogël, më pak se 15 kilometra nga Split. Shpesh e nënvlerësuar nga turistët, Šolta njihet për fshatrat e saj të peshkimit, rrugët e ngushta dhe plazhet e qeta. Është ishulli ideal për ata që kërkojnë një vend të qetë për të kaluar pushime relaksuese. Banorët e ishullit janë mjaft krenarë për produktet e tyre si ullinj, verë dhe mjaltë, të cilat jua këshillojmë t’i shijoni pas një shëtitje të gjatë apo një zhytje në det.

Hvar

Hvar është ishulli më i frekuentuar në Kroaci. Pranë brigjeve janë ndërtuar hotele elegante, restorante dhe bare trendi. Hvar njihet për kuzhinën e tij të mrekullueshme. Përveç plazheve të bukura, do të shihni edhe fshatra karakteristikë dhe një fortesë mesjetare.

Korčula

Për të shkuar në Korčula ju duhet të bëni një udhëtim më të gjatë nga Spliti, që sigurisht ia vlen, pasi peizazhi do t’ju lërë pa frymë.
Qyteti i cili i jep emrin ishullit është i ndërtuar nga shtëpi prej guri, i rrethuar nga një pyll me pisha, me rrugë të shtruara dhe me ndërtesa historike. Legjenda thotë se Korčula është vendi ku ka lindur eksploruesi i famshëm Marko Polo.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of