Sipas studimeve më të fundit nga Universiteti i Chicagos janë katër karakteristika çelës, të cilat parashikojnë mundësinë që ju do të bëheni një drejtues në të ardhmen:
- aftësitë e përgjithshme
- karizma
- aftësitë strategjike
- aftësitë e përmbushjes.
Këto përfundime janë të bazuar në analizën e 2600 intervistave të kandidatëve potencialisht të mundshëm për t’u vënë në pozicione drejtuese. Përgjatë intervistave që zgjasnin deri në 4 orë, kandidatët janë cilësuar në 30 trajta të ndryshme, siç janë integriteti, kreativiteti dhe këmbëngulja.
Për ata që kanë ambicie për të qenë në pozicione drejtuese, duhet të dinë mirë se cilat për cilat aftësi duhet të punojnë që t’i zhvillojnë.