Ekspertët konfirmojne cfarë kërkojnë punëdhënësit tek kandidatët. Ky nuk është lajm i ri; Punëdhënësit duan njerëz të cilët mund të 1) të bëjnën punë, 2) do ta bëjnë punën, dhe 3) do të përshtaten në punë.
Le ti hedhim një sy katër komponentëve që punëdhënësit kërkojnë tek një kandidat.
- A mund ta bënipunën? Sigurisht intervistuesit nuk do të bëjnë një pyetjet të formuluar: A mund ta bëni punën? Përkundrazi ata do ta paraqesin atë si: ‘Kush janë aftësitë që i mendoni të nevojshhme për të përmbushur këtë detyrë?’ Për shumë punëdhënës ky është komponenti më i rëndësishëm por edhe cka shtirhet më poshtë nuk mund të nënvlerësohet.
- A do e bëni punën? Për pjesën e motivimit, ata dëhsirojnë të dinë nëse ju do të gëzoni përgjegjësitë dhe misionin e organizatës. Si mund ta dëshmoni dëshirën tuaj për të punuar për kompaninë? Tregime që përdorin formulën Gjendje-Detyrë-Veprim-Result (STAR) janë mënyra më e mirë për të demonstruar kompetencat që flasin për dëshirën tuaj për ta përmbushur këtë pozicion pune…
- A do të përshtateni? Të tregoi se do të jeni një përshtatje e mirë është disi e vështirë dhe një fakt që shqetëson shumë punëdhënës. Kjo lidhet me personalitetin tuaj. Ata nuk duan të punësojnë dikë që më vonë do të duhet ta pushojnë sepse nuk ka arritur të krijojë një raport me bashkë-punëtorët. Në këtë fushë ju duhet të siguroni direktiva të bazuara në sjellje, të tilla si: ‘Më tregoni rreth një periudhe gjatë së cilës ju është dashur të përballeni me një koleg nevrik.’
- A jeni të përballueshëm? Negocimi rreth pagës përbën shqetësim për shumë persona sepse ata e perceptojnë atë si një diskutim konfrontues, kur në fakt është krejtësisht i drejtpërdrejtë. Kompanitë nuk duan t’ju fyejnë duke ju ofruar një pagë farë të vogël. Megjithatë, një kompani e zgjuar e koncepton këtë si biznes, kështu që gjithsesi ata do përpiqen të mos ofrojnë dhe aq shumë.