4 mënyra për t’u rimëkëmbur pasi keni prekur fundin

11/05/2017 1:33 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
time-to-restart-meaning-begin-over-and-reopen-F2RGWG

Gjithkush gjatë karrierës mund të ketë pasur momente të suksesshme dhe momente më pak të suksesshme, madje ka pasur edhe nga ata të cilët kanë humbur gjithçka kishin arritur dhe kanë shkuar sërish në pikën e fillimit.

Pikërisht kjo është një prej fazave më të vështira, ringritja dhe fillimi nga e para, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Janë të shumtë ata që e kanë të vështirë ringritjen për shkak të faktorëve të ndryshëm, ku një prej më të rëndësishmëve është stresi psikologjik, pasiguria dhe frika për një dështim të radhës.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat do t’ju vijnë në ndihmë në momente të vështira gjatë karrierës dhe mbase do t’ju japin shtysën e duhur për t’ia dalë sërish mbanë:

  1. Çdokujt prej nesh mund t’i ndodhë…

Jo i gjithë rrugëtimi mund të jetë fushë me lule, sepse gjatë tij ne përballemi me vështirësi të ndryshme dhe kjo gjë është krejt e zakonshme dhe mund t’i ndodhë kujtdo, jo vetëm punonjësve të thjeshtë por edhe drejtuesve të niveleve më të larta.

Në këtë situatë këshillohet që të mos mbylleni në vetvete por të bisedoni me miqtë tuaj dhe personat e tjerë që ju ndodhen pranë. Kjo do t’ju ndihmojë shumë sepse ju do të kuptoni se nuk jeni vetëm por të rrethuar me miq. Ndoshta ndonjë nga miqtë tuaj mund të ketë kaluar më parë në një situatë të tillë dhe mund t’ju japë ndonjë këshillë që ju t’ia dilni mbanë. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Kjo nuk do të thotë që ju jeni të dobët, përkundrazi jeni aq të fortë saqë po ia filloni sërish nga e para.

  1. Vizion i qartë

Pyeteni veten “Çfarë dua të krijoj”?

Është shumë e vështirë që të rriteni profesionalisht nëse ju vetë nuk e dini se çfarë kërkoni dhe se ku doni të arrini në të ardhmen. Stephen Covey, në librin e saj “7 zakone të njerëzve shumë të suksesshëm”, arrin në përfundimin se që në fillim të rrugëtimit tonë ne duhet ta kemi të qartë vijën e finishit.

  1. Krijoni një plan veprimi

Vizioni është të dini se ku doni të shkoni, plani i veprimit do t’ju ndihmojë për të arritur atje. Është shumë e njohur shprehja “nëse ju dështoni në krijimin e një plan veprimi, atëherë ju po e planifikoni vetë dështimin tuaj. Vendosni paraprakisht se ku doni të shkoni dhe pastaj planifikoni një plan veprimi dhe përqendrohuni që t’ia arrini.

  1. Mos u dorëzoni

Është si një lojë shahu, ku ju krijoni strategjinë tuaj por loja nuk shkon sipas planifikimeve tuaja. Natyrshëm lind pyetja, pse? Ka shumë variabla të panjohura, por ajo çka është më e rëndësishmja është që ju të mos ndaleni gjatë rrugës suaj edhe nëse gjërat nuk shkojë ashtu siç e kishit menduar. Nuk është aspak e çuditshme që gjërat të mos shkojnë gjithmonë ashtu siç ne e kemi planifikuar, por vendosmëria për të vazhduar dhe për të mos u dorëzuar është e rëndësishme dhe është pikërisht ajo çka do t’ju shtyjë që të vazhdoni përpara edhe nëse rrëzoheni.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz